“Blue Heart” edhe në Deçan

Me 24.5.2018 (e enjte), duke filluar nga ora 18:00, në Pallatin e Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, do shfaqet filmi dokumentar “Blue Heart”, i cili flet për ndikimin negativ të hidrocentraleve në Ballkan.
 
Ndaj ftojmë deçanasit të shikojnë dokumentarin në fjalë, ngase hidrocentrale të tilla janë ndërtuar edhe në rrjedhën e lumit “Lumëbardhi” në Grykë të Deçanit. Hyrja është falas!