“NALTËSIMI I ISKANDERIT”

Doli nga shtypi studimi dhe përkthimi i veprës së intelektualit dhe politikanit të madh britanik, dy herë Kryeministër i Britanisë së Madhe, Benjamin Disraeli, “NALTËSIMI I ISKANDERIT”, kushtuar Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, botuar në anglisht ne vitin 1833. Libri është një novelë artistike me vlera historike dhe botohet për nder të 550 vjetorit të Skënderbeut dhe është frut i një pune të gjatë për përkthimin dhe studimin e tij.

Falenderimet shkojnë për znj. Flaka Surroi, rregjisorin e njohur të KTV, z. Fatmir Lama dhe Shtëpinë Botuese KOHA, për nxjerrjen ne dritë të kësaj vepre me vlera shumë të mëdha edukative dhe patriotike – shkruan Mal Berisha në websajtin e tij vetjak.

Libri do të jetë ne qarkullim në tërë Kosovën si dhe ne Panairin e Librit: “20-th Book Fair of Kosova”, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë 5-10 qershor, 2018.