Në Francë e quajnë të kryer: Fekir tek Liverpul për 70 milionë euro

Mediat franceze bëjnë me dije se mesfushori ofensiv i Lionit, Nabil Fekir, është pranë mbylljes së marrëveshjes për kalimin në radhët e Liverpulit për sezonin e ardhshëm.
Klubi anglez pritet të derdhë në arkën e Lionit plot 70 milionë euro për Fekir, i vlerësuar si një ndër talentet më premtues në botën e futbollit.
I pyetur nga mediat angleze reth këtij transferimi, tekniku i Liverpul, Jurgen Klop, refuzoi të komentonte. Por, Sadju Mane, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje u tregua më i hapur. Senegalezi i “The Reds” theksoi se Fekir do të ishte një forcë e shtuar për synimet e skuadrës sezonin e ardhshëm: “Me Fekir në ekip, Liverpuli do ishte zjarr”- tha Mane.