Merkato e madhe për Juventusin. Priten pesë afrime të bujshme

Pasi siguroi titullin e shtatë radhazi kampion në Itali, Juventus pritet të hapë siparin e një merkatoje që pritet të sjellë një minirevolucion në radhët e bardhezinjve.
Sipas Raisport, blerja e parë pritet të jetë ajo e Mateo Darmian. Mbrojtësi italian ka marrë dritën jeshile nga Mançester Junajtid për të nisur negociatat me Juventus.
“Zonja e vjetër” raportohet të ketë nisur kontaktet dhe me Antoni Martial. Francezi nuk ka patur shumë hapësira në 11-shen e Mourinjos tek Junajtid dhe kërkon një sfidë të re.
Hapa para janë bërë për Emre Can të Liverpul. Turko-gjermani përflitet prej kohësh si objektiv i bardhezinjve, por tashmë marrëveshja duket e mbyllur.
Po ashtu Pelegrini i Romës mbetet një tjetër objektiv.
Afrimi më i bujshëm pritet të jetë ai i Alvaro Moratas. Sipas Raisport, Juventusi ka gjetur akordin me klubin e Çelsit, sipas të cilit Morata huazohet për dy sezone me detyrim blerje në vitin 2020. Për Moratan do ishte një rikthim në shtëpi, pasi për dy sezone, 2014-2016, ai ishte pjesë e Juventusit.