HISTORIANI SHPËTIM SALA I NDERUAR ME ÇMIMIN “KONSTANDINI I MADH”

Akademia Monarkiste Shqiptare në Tiranë e ka nderuar historianin e njohur  Shpëtim Sala me Çmimin “Konstandini i Madh”, me Vendimin nr. 61, dt. 31 maj 2017, me këtë motivacion:

“Për studimin, arkivimin (e mijëra dokumentave, librave, fotove, etj.) dhe promovimin e vlerave të larta kombëtare e monarkiste në mbi 30 ekspozita të tij në dy shtetet e treva shqiptare në Ballkan e në Europë, me botimet e librave të tij monografik historik e kulturor për ngjarje e figura të shquara historike e politike; me artikujt studimor në shtypin panshqiptar”.

Çmimi iu dorëzua nga dr. Fejzulla Gjabri – një nga drejtuesit e Akademisë Monarkiste Shqiptare.