ISH-DEPUTETI EDUART NDOCAJ, “KAUBOJSI” NË POLITIKË, VJEN ME EKSPOZITË PIKTURE

Nga Qazim SHEHU, studiues, kritik arti

Më 4 maj 2018, pata fatin të ndjek, si vizitor dhe i ftuar i piktorit Eduard Ndocaj, ekspozitën e tij personale në pikturë.Duhet thënë që në fillim se u befasova nga kjo ekspozitë si të ndodhesha në një oaz ngjyrash dhe refleksesh të pafundme.

Eduard Ndocajn jemi mësuar ta ndjekim përmes pamjeve të tij interesante, me stilin e kaubojsit,me një ekstravagancë perëndimore që, për psikologjinë e provincialit shqiptar, përbën një risi,po në të vërtetë në një ambient të huaj merret si sjellje e zakonshme.Tash ai u shfaq edhe si piktor profesionist,me një numër të konsiderueshëme të tablove të peizazhit,portrete nudosh dhe portrete të tjera,dhe, në ekspozitën e tij, gjeje nga të gjitha zhanret deri tek pikura abstraksioniste dhe pllakatin.Në prani të një publiku artdashës,veçmas në lëmë të pikturës, ,këto vlera nuk mund të mos ishin temë diskutimi për piktorët  Imer Metalia,Pjetër Marku e gjer njerëz të zakonshëm që e shohin artin e ngjyrës përtej fotografive ilustrative dhe pikturave të dala boje.E them me bindje, se Ndocaj është një piktor që nuk i ndahet këtij pasioni edhe pse në jetën etij jo të zakontë ka kaluar mjaft peripeci dhe i është dashur të mësojë shumë profesione  duke treguar se në çdo fushë të profesionit ka ditur të japë e të marrë frutat e suksesit të vet.

Piktura e Ndocajt është mbresëlënëse, se ai  provon dhe realizon tematika të larmishme,se sa ç `i afrohet klasikes,linjave harmonioze aq edhe atyre moderne dhe linjave të shkapërdredhura,duke arritur gjer me gjininë e pllakatit e në abstraksionizëm,gjithnjë si  kërkues i tekinkave dhe formave të ndryshme ,të clilat vihen re me sukses në pikturat e tij.Duhet thënë se Lezha është një çerdhe piktorësh të talentuar dhe Ndocaj zë vendin e vet me veçanësi në këtë çerdhe dhe profilizon formatin e tij krijues me dinjitet artistik të bindshëm.Ai e punon mirë peizazhin,dhe arrin të shkrijë ndjesitë e përftuara prej natyrës në  lojën e ngjyrës  që e afron natyrën përmes një portike të veçantë; po kështu, portretet e tij për figura të ndritura të kombit si:Skënderbeu,Nanë Tereza,Gjergj Fishata,Abdyl Frashëri,Ymer Prizreni,Shtjefën Gjeçovi,Dom Nikoll Kaçorrri etj ,etj ,përbëjnë një risi , për faktin se ato janë dhënë me një ndjenjë të fortë atdhetarie,duke ruajtur linjat  e ngjashmërive me portretin real po edhe duke futur brenda këtyre linjave mjaft jetë,si: sytë shprehës, pozimi mjaft njerëzor dhe, nga këto portrete të vizatura me rregullsinë e imazhit, herë pas here, autori nuk harron të fusë një gjest baroku ashtu siç ndodh në portretet e Rembrandit kur ai tenton t`u japë një dritë të veçantë që ne e ndjejmë.Më duhet ta uroj autorin për këto portrete  edhe për faktin se ato nuk janë statike,të ftohta, zyrtare,as të largët,po na duket sikur marrin pjesë në ekspozitë dhe sikur do dalin nga kornizat për të ndenjur me ne.Kjo është meritë po edhe një  kujdes dhe prirje e natyrshme e autorit për t`i dhënë ato si të gjalla,si të thjeshta, pa harruar madhështinë e tyre.

Eduardi e njeh mirë peizazhin,di ta kapë atë në momente të ndryshme, të japë nuancat e tij në një çast kohor dhe të sjellë atë, jo si ilustrim të natyrës, po si gjendje,që krijohet prej natyrës po edhe prej perceptimit tonë.Ngjyrat e peizazhit zbërthehen në tone të forta, po edhe  prej zbërthimeve të toneve që japin dritë,harmoni, paqe.Peizazhet e tij janë të shumëllojshme,ato rrokin vende dhe hapësira të ndryshme,po gjithnjë krijojnë një perceptim të ngjyrës në lëvizje,një perceptim që të bën të mendohesh e ta ndjekësh ngjyrën, jo si imitim, po si verifikim të ndjesisë.Në peizazh, Ndocaj nuk është realist po impresionist,një impreionist ku thekson dritën dhe  vizaton konturet.Peizazhet e tij janë të ngrohta,plot elegancë ngjyre dhe tregojnë hedhjen e lirë të ngjyrës   përmbajtur kuadratit të imazhit të përgjithshëm në dobi për befasisë së ndjesisë.

Tek Ndocaj më bëri përshtypje një radhë e tërë pikturash nudo.Nudoja nuk është një lloj i ri pikturik në Shqipëri,kujtojmë Mion e famshëm,po edhe Janaq Paçon e gjithë piktorët e tjerë seriozë.Nudoja e Ndocajt është ndryshe; duket se nuk kemi të bëjmë një femër që mundohet të tregojë linjat dhe format,po një femër që përmes linjave dhe formave shpreh ekspresivitet dhe gjallëri,vitalitet dhe jetë.Theksimet e linjave ntrashen pakëz nga kjo dhe përherë në stilin e tij të barokut,Ndocaj arrin të të artikulojë gjestin e të shprehurit të njomësisë së hirit femëror duke iu larguar pozimit të ftohtë apo linjave klasike.Duhet thënë se Nudot e Ndocajt mbartin një ekspresivitet të veçantë, jo vetëm në pozicionin ku ai e vendos femrën,po edhe  në zbërthimin psikologjik të saj,ndeshim një nudo të shqetësuar,të trazuar,me një botë shpirtërore që kërkon diçka .Shikuesi i vëren më tepër këtë sesa lakuriqësinë dhe bukurinë e formave ,të cilat Ndocaj nuk i anashkalon.Me këtë, ai ka dashur të na japë një femër moderne të ditëve të sotme dhe këtu me të drejtë ai tregohet novator, qoftë në zbërthimin tematik përmes linjës dhe ngjyrave,qoftë edhe  në zhbirimin psikologjik që paraqet me një plasticitet të veçantë dhe një lëvizshmëri të formave.

Një cikël pikurash të Ndocajt që tërhoqi vëmendjen ishin edhe ato të realizuara me bojë zmalti ku mbiziotëronte ngjyra e kuqe.Ky cikël ishte frymëzuar nga pasaksidenti i tij.Vura re se në këtë dendësi ngjyre,Ndocaj me  mjeshtëri humbiste ndonjë vizë si ndonjë krah,këmbë apo vizë të ndryshme për të tregurar simbolikisht sesi gjymtyrët e jetës herë pas here humbasin në një masë gjaku,që nënkupton humbjen e tij deri në kufijtë e mbarimit të jetës.E vënë re më kujdes, ky cikël pikturash shikohet me vëmendje  përmes simbolikës së hollë të ngërthimit të vizave dhe ravijëzimit të tyre konceptual.

Ndocaj është një piktor abstraksionist,ai e pëlqen vizën dhe derdhjen e lirë të ngjyrës si postmodernisti Xhek Pollok,po edhe si abstraksionisti Vasil Kandinski.Mjaft piktura me përmasa të vogla i drejtohen alternimit të vizave dhe kombinimit të figurave në mënyrë të tillë që të shprehin një gjendje të caktuar,diku tmerr ,diku moskuptim përmes gjendjes së ankthit,diku meditim dhe humbje të kujtesës,diku qetësi dhe nevojë për reflektim dhe  diku nervozitetet;piktura absraksioniste kapet përmes shenjave dhe të lë mundësi të ndryshme interpretimi,ajo synon zhdukjen e konturit dhe kapjen e gjendjes,vërtitjen e subjektit në një botë të amullt dhe nevojën për përqëndrim në ekzistencialen me pikënisje që nga Karavaxho e më tutje,piktorë modernistë të shekullit njëzet.Sprova e Ndocajt është një fillim dhe ne mendojmë se në këtë aspekt  ai mund të japë,gjithnjë duke gjendur shenjat e duhura të botës abstrakte që konkretizohet me imazhin tonë.

Ne mund të themi se Ndocaj paraqitet si një piktor që e vërtit penelin lirshëm,që provon dhe sprovon,që zotëron vizatimin dhe që tëhiqet pas ndjenjës së ngjyrës dhe lirisë së linjës kur i duhet të lëshojë frerët e fantazisë së vet drejt caqeve ndiesore krejtësisht të natyrshme dhe pa paragjykim.Ekspozita e tij,ndjekur nga një numër i shumtë vizitorësh,jo vetëm nga ata që njohin mjetet dhe teknikat e artit pikturik,po edhe nga dashamirësit e artit,tregoi se dha gjallëri dhe përbën në vetvete një lajm kulturor të gëzueshëm për artin figurativ dhe artin në tërësi.Kjo ekspozitë është e nevojshme të shëtisë në disa pavione arti në qytete kryesore të Shqipërisë dhe të shikohet nga një numër më i madh vizitorësh,për vlerat e veçanta  dhe për të pritur me gëzim daljen e një piktori me talent, siç është Eduard Ndocaj…