NJË METAFORË E MBIJETESËS SË KOMBIT

Përmbledhja me krijimtari kushtimore, titulluar “Për Ty, Plavë- Guci” e shkruar nga poeti Ramiz Lushaj nëpër kohë, është një formë sipërore e dashurisë për vendin e hershëm të trojeve shqiptare, lavdisë, burrave, qëndresës dhe historisë.

Përveç një raporti të sinqertë, evidentues dhe sentimental, përmes këtij libri mjaft komunikues, Plavë-Gucia fiton një dimension të ri tek lexuesi shqiptar dhe ai i huaj.

Poezia kushtimore e Ramiz Lushajt pleks në inde historinë, natyrën, njerëzit, kohët, ngjarjet dhe një bashkëdialog etnopsikologjik kompleks.

Përveç kësaj, duke qenë se libri “Për Ty, Plavë-Guci”, ka një përditësim motivorë të lexueshëm, autori i ka shtuar Plavë- Gucisë dhe një njohje në kontekste të gjera në njerëz, vende, tipologji karakteresh përfaqësuese e zhvillimesh bashkëkohore!

Libri është ngritur i tëri mbi metaforën e mbijetesës së kombit !

Dëfrim CANI