Shtutgarti, qyteti me më pak stres në botë

Më së shumti qytete me pak strese në mbarë botën ka në Gjermani. Kështu vlerësohet sipas një raporti të studimit nga Forumi Ekonomik Botëror.

Gjithnjë sipas këtij raporti, qytete gjermane kanë hapësira të mëdha të gjelbra, një trafik shumë pak të ngarkuar, e mbi të gjitha nivele shumë të larta të gjendjes shëndetësore të banorëve.

Në top dhjetë qytetet me më pak stres, katër janë gjermane, derisa në vendin e parë është Shtutgarti.

Qytetet tjera janë Munihu, Hanover dhe Hamburg.

Sidnei në Australi është i vetmi qytet joevropian që përfshihet në “Top 10”, ndërsa klasifikimi vijon me Gracin (Graz) në Austri, Edinburgun në Britaninë e Madhe, Bordonë (Bordeaux) në Francë, Bernën në Zvicër, dhe Luksemburgun.