Me shkas nga Dita e Letërsisë

Nga ILIR SECI – AMERIKË

…Simbas Biblës kur popujt ndërtuen Kullën e Babelit, Zoti u ndërpreu atë ndërtim duke i çoroditë me anë të gjuhëve të hueja, qëllimisht krijoi shumë gjuhë në mënyrë që njerëzit mos me mujtë me u marrë vesh ndër veti…

Qilloi që kur i Madhi po ua ndante gjuhët popujve, te sporteli i gjuhëve mbërritën njikohësisht shqiptarët dhe anglezët… Aty i Gjithëfuqishmi po u jepte fondin leksikor popujve, njajtë si jepen fondet sot nga FMN-ja… Gjatë lëvrimit të Fondit Leksikor mbërritën te fjala “Buk”…

-“Asht Ushqim.” – u tha i Madhi…

Anglezët e morën si Ushqim që mbush mendjen ndaj i thonë Librit, “Book”, (e shqiptojnë “Buk”), kurse shqiptarët fjalën “Buk” e morën si Ushqim që mbush plancin… Keqkuptim.