TRE DEDIKIME PËR TRE ARTISTË TË POPULLIT

Nga Azem BALIAJ

AKTORIT LORO KOVAÇI

Të gjitha rolet nga jeta i “more”…
Në jetë i ktheve më tepër se role!
Sa gjallërisht i interpretove…
Dhe kurrë për to gjatë nuk fole.

Nuk kishe kohe ato ti lavdëroje.
Nga puna mbushur ditët në ikje…
Gjersa Tuc Makun e “përjetove”…
E të “pushkatuam” me duartrokitje!

AKTORES MARIE LOGORECI

“Çka të kam ba moj ksolle?!”
Pafajsisht të qante zemra…
Ah, moj LOKJA e “Tokës tonë”
Mbete idhull për mijra nëna…

Se,fatin e tyre ashtu të zi…
Madhërisht në skenë e solle.
Ndaj për ty Loke, kjo poezi,
Lindi thjesht si bujari ksolle!

AKTORIT SANDËR PROSI

Gërmat që prure në Atdhe…
Ishin flori e shkuar floririt…
Dhaskal Todrin monument e le
Jo vetëm në ekranin e filmit…

Dhe shpirti atdhetar nuk reshti.
Se punuari për kombin si burrë.
Me Ismail Qemalin buzë deti…
Ngrite kryemunomentin FLAMUR!

E diel, 22. 04. 2018