LUFTËRAT

Nga Qazim SHEHU

Ka festa që vijnë prej luftërash

Kur duhej të përkujtohen.

 

Po mendja si në një fole pulash

Çlodhet e qetohet.

Verë e gëzimit dhe gëzimi i nginjur

Ngadalë frymon e pihet.

Kur luftërat duhet t`i përkujtojmë

Pse duhet t`i festojmë?…