Seriali “Sulltanesha Kosem” rezulton më i shituri jashtë vendit për vitin 2017

“Sulltanesha Kosem” ka arritur një rekord shikueshmërie në të gjitha vendet ku është transmetuar, po ashtu edhe në Shqipëri. Ky serial ka rezultuar si më i shitur jashtë vendit për vitin 2017. Çmimin e madh e ka tërhequr njëra prej aktoreve të serialit, Nurgul Yesilcay, në ceremoninë e organizuar për të katërtin vit radhazi nga ana e Kuvendit të Eksporteve Turke (TIM) dhe Electro-Teknologjia Turke (TET).

“Sulltanesha Kosem” është realizuar nga kompania ‘Time Production’, e cila ka prodhuar edhe “Sulltanin e Madhërishëm”. Ky serial është realizuar në një sheshxhirim gjigand prej 28.500 metra katrorë. Jo vetëm për këtë arsye, por edhe prej kastit të aktorëve profesionistë e kostumografisë shumë të përshtatshme me historinë ky serial ka arritur të korrë kaq shumë sukses në shumë shtete, përfshirë edhe Amerikën Latine e vendet e Ballkanit.

Në vendin e dytë  renditet seriali “Kara Sevda”, me aktorët Burak Özçivit (Kemal) dhe Neslihan Atagül Doğulu (Nihan) në rolet kryesore, ndërsa në vendin e tretë renditet “Vatanim Sensin” me aktorët Halit Ergenç dhe Bergüzar Korel në rolet kryesore.