Ja dy ndeshjet që luhen sonte të UEFA Champions League

Sonte luhen dy ndeshjet e mbetura të UEFA Champions League.

Mbrëmjen e sotme luhet Barcelona vs AS Roma dhe Liverpool vs Manchester City.

Barcelona kërkon të mbyllë gjithçka që në sfidën e parë në mënyrë që të ruajë energjitë për sfidat e tjera, kurse Roma shkon me synimin për të lënë shenjë në Camp Nou.

Super ndeshja tjetër është mes dy gjigandëve anglezë. Tekniku i Liverpool është shprehur optimist për ekipin e tij, duke thënë se mund ta mundin Cityn, ndërkohë Guardiola nga ana tjetër kërkon të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.