Arilena Ara renditet e 8-ta në “Top 10” në Radio Energy në Bullgari

Arilena Ara ka lançuar këngën e saj më të re “Last train to Paris” me reperin e njohur KDDK. Kënga nuk është publikuar ende online, por vetëm në stacione radiofonike, Bullgaria ka qenë vendi i parë ku është publikuar kjo këngë.

“Last train to Paris” është duke qëndruar në krye të klasifikimeve në disa vende të botës. Ajo renditet e 8-ta në “Top 10” në Radio Energy në Bullgari, madje është duke konkurruar kokë më kokë me Dua Lipën, e cila renditet e 6-ta me këngën IDGAF.

Ndërsa në aplikacionin Shazam “Last train to Paris” është renditur e 7-ta.