10 Teatrot më të bukur të Operës në botë

Nga Palais Garnier në Paris në Teatro la Fenice në Venecia, nga Amazonas në Brazil në Teatrin e Bolshoit në Moskë, bëni një udhëtim në Teatrot më të bukur të Operës në botë:

1.Opéra Garnier në Paris – projektuar nga Charles Garnier. U ndërtua mes viteve 1861-1875. U përurua më 5 janar 1975.

2.Sydney Opera, projektuar nga arkitekti danez Jørn Utzon, hapur më 20 tetor të vitit 1973. Më 28 qershor 2007, Sydney Opera House u shpall pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

3.Teatro La Fenice, Venecia, hapur në vitin 1792. Veçanërisht në shek. 19 u bë vendi ku shfaqeshin premierë operat më të famshme.

4.Teatro alla Scala, Milano, Itali, hapur më 3 gusht të vitit 1778. Vepra e parë që u vu në skenë ishte “Europa riconosciuta” nga kompozitori Antonio Salieri.

5.Teatro di San Carlo, Napoli, hapur më 4 nëntor të vitit 1737. Është Teatri i Operës më i vjetër në botë që funksionon ende si i tillë.

6.Amazonas Theatre, Manaus. U ndërtua gjatë epokës së Rilindjes nga arkitekti italian Celestial Sacardim. Teatri u përurua më 31 dhjetor të vitit 1896.

7.Bolshoi Theatre, Moskë. Është një teatër historik në Moskë, projektuar nga arkitekti Joseph Bové. Në të vihen në skenë pjesë baleti edhe opera. U hap në vitin 1856.

8.Mariinsky Theatre, Shën Petërburg, hapur në vitin 1860. I njohur edhe me emrin e vjetër Kirov Ballet, kompani ruse e rëndësishme baleti, pjesë e Teatrit të Operës dhe Baletit Mariinsky në Shën Petërburg.

9.Palau de les Arts Reina Sofia, Valencia, i hapur më 8 tetor të vitit 2005. Është një Pallat Opere dhe Qendër Kulturore në Valencia, Spanjë. Vepra e parë e vënë në skenë është Fidelio nga Beethoven më 25 tetor 2006.

10.The Metropolitan Opera, Nju Jork, është një teatër që ndodhet në Lincoln Center. U themelua në vitin 1880 dhe është cilësuar si Teatri i Operës më i madh në botë. U hap në vitin 1966.