NË TOKËN SHQIPTARE EDHE VARRET KANË FORCË DHE FLASIN…

Nga Isuf ÇELAJ – deputet i Qarkut të Kukësit

Ndal dhunës dhe presionit ndaj popullit të Lumës (Kukësit) dhe atij të Malësisë së Gjakovës (Tropojës dhe Hasit)!!

Mjerimi dhe varfëria e krijuar nga kjo qeveri me taksat e larta për karburante, rrugë,  banesa, biznesin e vogël dhe çdo gjë, kanë bërë që këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve t’u shkojë thika në palcë duke klithur me gjithë forcë SOS. Një qeverisje që vetëm do të marrë nga populli pa i dhënë asgjë, një qeverisje që fyen dhe përçmon popullin edhe në ndërgjegjien e shejtë qytetare, nuk mundet kurrësesi të ndalë shqiptarët e stërlodhur nga varfëria rilindase për të kërkuar të drejtat e tyre.

Havzi Nela u var në mes të Kukësit se donte lirinë, por shpresa e këtyre banorëve dhe gjithë shqiptarëve nuk mund të vritet as varet sepse në tokën shqiptare edhe varret kanë forcë dhe flasin!

31 mars 2018