Frutat e thata, shumë vlera për shëndetin

Burime vitaminash dhe mineralesh frutat e thata janë aleate të shëndetit tonë. Ja çfarë të mirash kanë ato:

Rrushi i thatë kundër osteoporozës

Rrushi i thatë përmban shumë bor, një obligo-element ky që i bën kockat më të shëndetshme. Disa studime tregojnë se nëse hani çdo ditë rrush të thatë mund të parandaloni osteoporozën. Rekomandohet të konsumoni 1-3mg në ditë. Mund t’i hani ato edhe duke i përzierë në kos. Nga ana tjetër këto fruta të thata përmbajnë edhe glukozë dhe fruktozë, çka përmirëson përformancat sportive më shumë sesa pijet energjike.

Kajsitë e thata kundër hipertensionit

Kajsitë përmbajnë mjaft kalium dhe pak natrium, çka ul hipertensionin arterial dhe shmang sëmundjet kardiovaskulare. Nga ana tjetër ato mund të përmirësojnë edhe shikimin, falë beta-karotenit, një antioksidues ky i pasur me vitaminë A.

Kumbullat e thata kundër kapsllëkut

Falë fibrave që përmbajnë, kumbullat favorizojnë kalimin e ushqimeve nëpër zorrë. E mira është që ato të konsumohen në mëngjes.

Fiqtë e thatë kundër anemisë

Personat që kanë mungesë hekuri, pra që vuajnë nga anemia, duhet të konsumojnë fiq të thatë. Katër fiq sjellin aq hekur sa i duhet çdo njeriu në një ditë.

Arrat kundër kolesterolit

Arrat ashtu si dhe bajamet, lajthitë apo stikat luftojnë kolesterolin në gjak. Studiuesit amerikanë kanë zbuluar se konsumimi i përditshëm i 67 gramëve ul ndjeshëm sasinë e kolesterolit.