Valverde: Niveli i Barcelonës nuk ka rënie

 

 

Tekniku i Barcelonës Ernesto Valverde reagoi ndaj kritikave të fundit lidhur me perfomancat jo shumë bindëse të skuadrës së tij ndaj Getafe dhe Eibar në kampionat dhe atë ndaj Çelsit në Ligën e Kampionëve.  “Nuk jemi të zhytur. Unë do dëshiroja të fitonim me pesë gola diferencë kundër Çelsit por ju duhet të shikoni dhe njihni mirë cilësitë e kundështarit. Mendoj se luajtëm mirë dhe morëm një rezultat pozitiv” – theksoi tekniku spanjoll.                                 Në vijim, Valverde vlëresoi Gironan, rivalen e derbit në kampinat në fundjavë. “Girona është befasia e këtij sezoni. Po zhvillon një kampionat të shkëlqyer dhe renditja e tregon më së miri këtë. Duhet të tregojmë kujdes dhe impenjim maksimal ndaj tyre” – përfundoi Valverde.