Nga Maxhun SMAJLI
Fjala “zemër“ përfshin dëshirat, mendimet, qëndrimet, aftësitë, motivet dhe synimet tona. Zemra u referohet emocioneve, dëshirave dhe ndjenjave të njeriut. Mirëpo, kur përmendet vetëm “zemra“, si organ i mbrendshëm i njeriut, atëherë ajo s’është asgjë tjetër veçse një pompë gjaku që edhe mund të damtohet e të sëmuret.
Ka kohë që ndjehem i këputur, madje edhe sapo çohem nga krevati. Në këtë mëngjes të bukur, me diell që ecte lodhur, fati dhe mendja më janë bashkuar si kurrë më parë. E nisën rrugën bashkë drejt Klinikës “Rottal-Inn”, në Eggenfelden, tek kardiologu, Dr. Ibrahimi, në aftësitë e të cilit besojnë fort dhe, i dorëzojnë zemrën.
Sa u ndjeva mirë kur kujtova se, sytë e Dr. Ibrahimit do të shohin edhe dëshirat e mia që banojnë thellë në zemrën time. Nëpër mua rrjedhë fryma e dashurisë për doktorrin. Thellë nga shpirti im del afshi për mirënjohje dhe falenderim për Dr. Ibrahimin.
Dr. Ibrahim Latifi është lexues i rregullt i “Gazeta e Alpeve” dhe i revistës “Marshi i Mërgimtarit”.