Nga Bashkim Saliasi
18.04.2022
Një tufë me lule të freskëta këputa
dhe renda rrugëve ti dhuroj vetëm Ty.
Në turmën e njerëzve i lumtur u futa,
të gjithë më thoshin: -Qeshu, dashuro Rini!
* *. *
Zemra me ish bërë violinë e këngë
dhe këndonte e gëzuar vetëm për Ty.
Ti për mua ishe Diell dhe Hënë,
Kjo moshë e artë, e bukur quhet Rini.
* *. *
Sa të gjeta, te vendi i takimit, të rashë në gjunjë,
-Për Ju janë këto lule Princesha ime!
Pa ty s’jetoj dot, të përshëndeta i lumtur Unë,
Ti i jep jetës jetë, frymarrje dhe gëzime.
* *. *
-Sot dyqanet jane mbushur me lule plot!
Mu përgjigje tepër indiferente dhe ftohtë.
Lule mund të blesh për qejf, sa të duash,
Kot qënke lodhur, S’ke pse të vuash.
* *. *
Shpirti, zemra e lulet mu drodhën fort,
Sytë mu përlotën në trishtim e zhgënjim.
Lulet nga dora më ranë menjëherë përtokë.
Ti qeshe: -Të gjithë dashurojnë, po s’janë me fat!