​​​Nga Agron SHABANI – Gjermani

Ata që e njohin sadopak historinë e përgjithshme të marëdhënieve ndërkombtare, e kanë të qartë faktin se marëdhëniet ose raportët e gjithëmbarëshme në mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës, kanë njohur një krizë ose përshkallëzim të thellë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme.

Kështu që në vend të një diplomacie të kualifikuar, profesionale, intelegjente, kolokfiale, seminarike, tradicionale ose klasike, sot fjalën kryesore e ka e ashtuquajutura diplomacia publike, agresive ose dinamike me tone dhe tensione të ngritura, turbulente, hektike, eklektike etj.

Lëximi, studimi, analiza, kuptimi, mençuria ose intelegjnca e njohur politike ose diplomatike, pos tjerash na e bëjnë të qartë se në të njejtat valë me Rusinë, ndodhët ose qëndron edhe Kina, përsa iu përket urrejtjeve, xhelozive, paranojave, fobive, diskprepancave, disonancave ose paragjykimëve të njohura violente, iracionale, destruktive, dekonstruktuve, infantile dhe patologjike ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe ose Perëndimit. 

Në një takim të nivelit të lartë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken me homologun e tij kinez, dikund në Azi: Gjatë një debati ose replike të ashpër në mes shefit të diplomacisë amerikane dhe kryediplomatit kinez lidhur me Tajvanin, Detin Jugor ose Indopacifikun etj., bëhet e ditur se kyediplomati ose ministri i jashtëm kinez, i ka thënë shefit të diplomacisë amerikane, me tone të ngritura se :”SHBA-së nuk janë më të kualifikuara dhe të fuqishme me ia diktuar ose imponuar politikat Kinës, Rusisë dhe të tjerëve!”, fund i citatit.

 Kemi të bëjmë pra me boshtin ose binomin (tabdemin) e ri ruso-kinez si “pandan” ose “arrë të fortë” -kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit në Indokinë, Indopacifik, Afrikë, Europë, Amerikën Latine dhe gjithandej.

Ndaj, edhe përplasjet e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë ose Perëndimit me Rusinë dhe Kinën, në esencën ose substancën e tyre, janë luftëra ose konflikte të vazhdueshme ose sistematike për dominime ose monopole të njohura strategjike, gjeopolitike dhe të tjera në Indopacifik ose Detin Jugor të Kinës, në Gunam dhe Busan të Koresë, Tajvan, Singapur, ishujt Parcell, Vietnam ose Indokinë, ku thuhet se ndodhën me tepër se 15 ose 3O milard barrella ose rezerva të naftës dhe benzinës, në Detin e Zi ose Kaspik, Polin e Veriut ose Arktik, ku thuhet se ndodhën rezerat ose resurset me të mëdha të gasit natyror, naftës, benzinës etj.., në Gjirin e njohur Persiko-Arabik, Kosovë (Ballkan), në Afrikë, e sidomos në Mali, Libi, Eritre, Abisini (Etiopi), Nigeri, Somali, Algjeri dhe Tunizi, ku ndikimet, influencat ose penetrimet ruso-kineze janë të shumëta dhe të shumëfishta për faktin se në Afrikë, thuhet se ndodhën rezervat ose resurset e pafundme të rubinëve, safirëve, xhevahirëve të shumëta ose diamantëve. Plus naftës dhe benzinës.

Në këtë histori, gjithashtu nuk duhet harruar faktin se SHBA-së, Natoja ose Perëndimi, për shumë vite ose dekada me radhë e kanë mbështetur, ndihmuar, zhvilluar dhe favorizuar Kinën, në emë të vazhdimit të “luftës së ftohtë” me mjete tjera kundër Rusisë.

Ndërkaq, Kina, jo Rusia është rreziku ose kërrcnimi kryesor i globit tonë.

Mbase, gjithënjë fjala mbi mungesën e hetueshme ose deficitare të metaetikës ose etikën globale dhe universale të SHBA-së….Respektivisht për politikën dhe diplomacinë e kualifikuar, kolokviale, seminarike, robuste, korpulente, intelegjente, gjeostrategjike ose gjeopolitike të SHBA-së -përballë atavizmit, hegjemonizmit, militarizmit ose ekspanzionizmit të njohur ruso-kinez në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale, si dhe në dilemat ose hezitimet e ndryshme të shtetëve ose fuqive kryesore të Natos ose Perëndimit, për t’iu përgjigjur konceptëve, formulave dhe doktrinave të reja politike, diplomatike, ushtarake, strategjike ose gjeopolitike të Rusisë dhe Kinës: 

Presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, në stilin dhe cilësinë e një lideri të një superfuqie ose bote të lirë, është dashur të mbaj qëndrim të matur dhe të ekulibruar ndaj Presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin. Gjegjësisht, një politikë dhe diplomaci të rafinuar, kualifikuar, kolokfiale, racionale,  intelektuale, profesionale ose intelegjente.

E jo të lëshohet në retorika ose oratori të zjarrta ose patetike ndaj homologut të tij rusë (Putin), duke e quajtur ose kualifikuar si “kriminel lufte” dhe të ngjajshme, liderin e një superfuqie tjetër (nukleare ose atomike) të globit, me të cilin, nesër ose pasnesër, do jetë i detyruar t’i preku ose shtrëngoi duart në emër të paqës dhe sigurisë globale.

Nuk është z. Putin President i Kosovës, Serbisë, Herceg Bosnës, Maqedonisë së Veiut, apo ndonjë shteti të vogël ballkanik: Por është President i Rusisë.

U mor vesh se SHBA-së si suprfuqia kryesore e globit, e kanë mbi supët e veta rolin dhe misionin e njohur të Herkulesit në raport me stabilitetin, paqen dhe sigurinë globale ose universale. 

Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale dhe enciklike që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore, politike ose ushtarake, janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, egos, libidos, autoritetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë, si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të ndryshme militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, materiale, finansiare, tregrare, ekonomike, jetësore ose ekzistencialiste… Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur ligjore, politike, sociale, ekonomike, shtetrore, nacionale, kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, edhe vet bota e sotme ultramoderne ose neobashkohore, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë mëtë pasur dhe më fortë mbi ata  janë  më të varfër dhe më të dobtë.

Nga ky “rreth vicioz” ose biocenoz, nuk është i përjashtuar askush. 

E formuluar ose deskriptuar me gjuhën e “formulave” ose “doktrinave të reja” politike, ushtarake dhe të të rusëve, kinezëve dhe të tjerëve, kjo do thotë se nga ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikushme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit: Bota ose civilizimi ynë, sikur janë futur ose kanë kaluar në një cikël ose kapitull të rrezikshëm luftërash ose konfrontimesh të reja multipolare ose ‘subllokiste’ (lëxo: alencat e fluidshme ose hektike në mes Rusisë dhe Kinës dhe të tjera-kundër SHBA-së, Natos ose Perëndimit)- të cilat mund të jenë akoma më të rrezikshme se sa ish “lufta e ftohtë” dhe konfrontimet e dikurshme bipolare ose dybllokiste. 

Në këtë kontekst të supspektshëm dhe dubioz, asnjëherë nuk duhet harruar ose mohuar faktin e njohur sipas të të cilit, ëndërrat ose ilizionet e njohura të Kinës për invadimin ose okupimin ushtarak të Tajvanit, asnjëherë nuk kanë qenë me të zh’gëndërruara, me lakuriqe dhe me aktuale se sa sot. 

Edhe sot e kësaj dite kinezët, koreano-veriorët ose dikush tjetër, vazhdojnë të shohin ëndërra të ndryshme “revolucionare” ose “kontrarevolucionare” mbi hakmarrjen e përgjithashme dhe përfundimtare ndaj SHBA-së në Taivan, ndaj Japonisë (për shkak të së kaluarës së hidhur me Korenë) dhe kështu me radhë.

Me fjalë tjera, Kina dhe Presidenti i saj, Shi Xhin Pi, mund të jenë zeus, padron ose sponsor kryesor (nën hije) të luftës së Putinit (Rusisë) në Ukrainë.

Ndonëse, akoma nuk dihet me saktësi ose konfidencë të plotë se cili mund të jetë caku ose qëllimi final i Rusisë në agresionin e saj ushtarak ose luftarak? 

Ukraina, apo të gjitha vendët tjera të Natos dhe UE-së që i përkisnin (takonin) dikur ish BRSS-së dhe “Traktatit të Varshavës”?! 

Apo, mos ndoshta edhe vet Gjermnia si Lokomotiva kryesore e UE-së, si populli (kombi) dhe shteti me i zhvilluar dhe me i fuqishëm i Europës, dhe njëra prej fuqive kryesore të globit etj…?! Kush e di!?

Duke t’i rijkujtuar në sfond konceptët, formulat ose doktrinat e njohura të politikës së jashtme ose diplomacisë ruso-sovjetike me anë të armëve ose fuqisë së njohur nukleare ose atomike nepër etapat ose periudhat e ndryshme të ish “luftës së ftohtë” dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-së  (Natos) dhe ish BRSS-së (“Traktatit të Varshavës”) etj.

E tërë kjo në saje të ndikimit, insubrodinimit ose influencave të ndryshme kolaterale dhe multilaterale të Kinës.

E dyta: Për rusët e Vladimir Putinit, ukrainasit nuk janë popull shtetformues (konstitucional) dhe historik, por një popull artificial ose johistorik, i ngritur ose krijuar dikur nën ish Bashkimin Sovjetik. Ky është problemi kryesor atje.

Gjithashtu, në Kijevë të Ukrainës, thonë se është ngritur ose themeluar “Rusija e Parë e Kijevit” (“Prva Kijevskaja Rasija”), Kisha e parë autoqefale e Rusisë etj.

Ndërkohë që gjithënjë, sipas imagjinatave ose fantazive të ndryshme imagjinare ose fiktive të Vladimir Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ekziston dallim i madh në mes banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Veri-Perëndimore, të cilët sipas z. Putin dhe aparatit të tij, janë kukulla, marioneta, agjent, mercenar ose kolaborator të SHBA-së ose Perëndimit, me orjentim, narrativ ose identitet nazi-fashist të Adolf Hitlerit, dhe banorëve ose qytetarëve të Ukrainës Juglindore, të cilët në instancë të fundit sipas rusëve, janë pasues ose trashegimtar të konceptit, narrativit, identitetit ose ideologjisë proletare, bolshevike, internacionale ose ruso-sovjetike të Stalinit, Hrushçovit, Brezhnjevit etj.

Se këndejmi, lufta ose konflikti, pos tjerash, sikur janë bërë “bisnes” ose “formulë mbijetese” për liderët ose politikanët e ndryshëm autokrat, diktatorial, despotik ose absolutist.

Shkenca dhe politika janë shumë të reja, për t’i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme paranormale ose parapolitike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Edhe Millosheviçi i Serbisë, e siguroi strehën ose audiencën e tij tek shtresat me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë serbiane. Pasojat janë të njohura!

Ndaj, edhe nëse SHBA-s ose Perëndimi kanë të drejtë absolute në ide ose teori të ndryshme preventive, sanitare, kirurgjike ose kozmetike: Praktika ose realiteti i përgjithshëm në terren, janë krejt ndryshe ose relative.

Ndaj, a është i dënuar ose mallkuar kolektiviteti, cili për të jetësuar ose përjetësuar kultin e individit ose personalitetit, është i detyruar t´i shkelë, suprimojë dhe asgjësojë gjithëmonë ose vazhdimisht lirinë, pavarësinë, individualitetin, spontanitetin, ekskluzivitetin, integritetin, sovranitetin, qenien dhe vet ekzistencën e tij dhe të tjerëve?!  Shtrohet pyetja.

A është e mundur ndonjëherë që të kënaqen dhe pajtohen njëkohësisht tre segmentët ose fundamentët e mëdha ose kryesore të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare: Liria individuale, liria globale ose kolektive dhe solidariteti njerëzor ose qytetar? 

Kjo mbase është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ose parashtrohet në shkencat politike si dhe në shkencat ose disiplinat tjera shoqërore ose humaniste.

Historia e luftërave, revolucionëve, kulturës dhe civilizimit botëror, nuk fillon as nuk përfundon me Vladimir Putinin ose dikënd tjetër. Jo çfare!

Ukraina dhe Rusia, si duket kanë probleme të “panjohura” për Perëndimin….!?

P.S.

Siç mund të mësohej nga formulat ose doktrinat e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit (lëxo Natos dhe ish “Traktatit të Vatshavës”)-në kohën e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimëve të asokohëshme bipolare ose dybllokiste në mes Natos dhe ish “Traktatit të Varshavës”, e sidomos në mes SHBA-së dhe ish BRSS-së: Kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e kishte arritur shifrën alarmante prej 5O megatonësh armësh të ndryshme nukleare ose atomike. E detektuar ose deshifruar ndryshe, kjo i binte 2O milion tonë eksploziv ose material radioaktivë për frymë njeriu ose për çdo kokë banori të globit tonë.

Ndërkaq, sot në kushtët ose rrethanat e reja të garave ose konfrontimëve të ndryshme multipolare ose subllokiste, supozohet se kuota ose numri i armëve të shkatërrimit në masë, e tejkalon shifrën e 7O ose 😯 megatonëve. Për të mos thënë ketu se e arrinë shifrën trishtuese ose alarmante prej afro 1OO megatonëve të armëve të ndryshme nukleare ose atomike.

U mor vesh se pjesën me të madhe ose kryesore të armëve nukleare ose bërthamore, i kanë në dorë SHBA-së, Rusia, Kina, Britania e Madhe dhe Franca. Plus India dhe Pakistani së bashku me Izraelin dh K.Veriore që i përkasin rangut ose kategorisë së dytë të fuqive nukleare ose atomike.

Ndërkohë që roli, misioni dhe ‘autoriteti global ose universal’ i NATO-s, UE-s dhe OKB-së, sikur janë zbehur dhe zventuar shumë me rastin e “aneksimëve, pushtimëve ose okupimëve të papritura”, gjegjësisht, klasike, unilaterale dhe monologjike të Bjellorusë, Kazakistanit, si dhe të pjesëve integrale, legjitime dhe strategjike të Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Ukrainës-para syve të NATO-s, UE-së ose Perëndimit.

Ndonëse, edhe pse Bjellorusia, Ukraina, Gjorgjia (Gruzia) dhe Kazakistani, “de jure”-janë anëtare të OKB-së (por, jo edhe anëtare të Natos dhe UE-së)- ‘de facto’ ato janë të aneksuara (okupuara) ose kontrolluara nga Rusia.

Pse (përse) ka ndodhur kjo?

Kjo ka ndodhur në radhë të parë për shkak të averzionëve, divergjencave, diskrepancave, hezitimeve dhe disonancave kogjitive (interaktive ose insubordinuese me Rusinë)-brenda vendëve të ndryshme anëtare të Natos dhe UE-së, për t’i pranuar Gjorgjinë (Gruzinë), Ukrainën dhe Bjellorusinë në Nato dhe UE-së, e nesër ose pasnesër edhe Kazakistanin, Armeninë, Turkmeninë dhe Azerbeixhanin (sidomos në Nato)-të cilët, nesër ose pasnesër, mund t’i pret”fati” i Ukrainës, Gjorgjisë (Gruzisë) dhe Bjellorusisë.

E tërë kjo, për të reduktuar ose rikthyer misionin ose narrativin e njohur të zgjerimit të Natos dhe UE-së në kufirin ose limitin e vitit 1997, sipas të të cilit: Gjermania do duhej të ishte shteti i fundit i Natos, para “zonës ose vijes së kuqe” të interesave strategjike dhe gjeopolotike të Rusisë.

Deri në vitin 1994, Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit.

Se këndejmi, menjëherë pas premtimëve historike të ish Presidentit të SHBA-së, George Bush II, mbi anëtarësimin e Gjorgjisë (Gruzisë) në Nato, gjatë vitit 2OO8, ndodhi puçi ose kryengritja e armatosur e forcave proruse në Gjorgji-kundër ish Presidentëve reformator dhe properëndimor (Shevarnadze dhe Sakashvili) dhe aneksimi i teritorëve të pasura dhe strategjike të Gjorgjisë nga ana e Rusisë.

Ndërkaq, i dehur, fascinuar dhe impresionuar aq shumë nga” fuqia, bukuritë dhe madhështitë përrallore ose nukleare (atomike) të Rusisë”:  Presidenti i Rusissë, Vlladimir Putin, i papenguar nga askush, duke i shantazhuar, komplotizuar, përmbysur nga pushteti, burgosur ose arrestuar njërin pas tjetrin, Julia Timoshenkon, Poroshenkon dhe liderët tjerë intelektual, profesional, patriot dhe intelegjent të Ukrainës, në emër të mbrojtjes së interesave strategjike, gjeopolitike, historike, gjeografike dhe të tjera të “Rusisë së Parë” (lëxo:” Kijevskaja Rasija”), sikur ia doli me projektët ose planimetritë e tij funebre dhe tepër makabre mbi Rusinë e Madhe cariste, militariste, hegjemoniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste etj….

Të njëjtat skenare ose planimetri funebre, makabre, retrograde, paradoksale, reaksionare, anakronike, infantile dhe patologjike, Rusia, Serbia dhe disa vende të tjera, i kanë në fiokë, ose nën tavolinë, edhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. 

“Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski).

“Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel).

U mor vesh se interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull “Qenja dhe hiçi”, i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave “speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. 

Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :“liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër.”

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e Sartërit dhe të tjerëve mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore….

Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull “fletushkë rreth një morali të ri” e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. 

Pse (përse) ndodhë kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu, lideri suprem, komandanti ushtarak ose politikani, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në “instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit” (lëxo prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur ligjore, politike, luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit bëhën pavetëdije individuale dhe kolektive.

Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit. 

Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre. 

E vërteta dhe ekzistenca, gjithënjë sipas Sartërit, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme globale ose universale.

Ndërkaq, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes, sepse, atëherë sipas Zhan Poll Sartërit, “prapa dyerve të mbyllura do ngelin të vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!”(….)/A.Sh./