Nga Gani MEHMETAJ – Kosovë
Projekti për ngritja e kampeve për 600.000 refugjatë sirianë në Shqipëri, shpresojmë të shkërmoqet mu si u shkërmoq projekti i federatës Serbi -Shqipëri, apo si pritet të bëhet copë e grimë vazaliteti i Shqipërisë ndaj Turqisë.
Në Shqipëri po bëjnë eksperimenteve nga më të çoroditurat në rruzullin tokësor.
E bënë dikur shtetin e vetëm ateist në botë, duke e shartuar me marksizëm-leninizëm jugosllavë- sovjetik. E shartuan me marksizmin maoist, ia vunë sipëri diktaturën më të egër në Evropë, ia injektuan islamizmin më të çmendur anadollako-vehabist. Popullatën po e çmendin.
Çfarë franekshtajni do të pjellë nga këto eksperimente?