Irani meritoi një pikë

Nga Besmir LUSHAJ

Taktikisht i vendosur mirë, mbrojti në perfeksion në 30 metrat e fundit të fushës, pësoi një gol aksidental, u dënua nga fati në dy-tre raste të pastra shënimi.
Nuk kam parë lojtarë të vraponin sa iranianët sonte, nuk kam parë ekip më me grintë në këtë botëror.
Për mua, Spanja ka probleme, së pari me vetbesimin, se dyti me mungesën e rrjedhshmërisë, se treti, Iniesta është 34 vjeç dhe Ksavi ka varur këpucët!

Tiranë, 20 qershor 2018.