​Po a thua si Serbia vrau afër 1 milionë shqiptarë gjatë një shekulli?

 

Nga Hysen IBRAHIMI – Suedi

Portali serb B92, shkruan: “Si Amerika vrau 500,000 qytetarë të saj”!?

Mirë kishte me qenë që portali serb B92, të shkruaj se si Serbia gjatë një shkeulli, vrau, maltretoi, burgosi, e i detyroi të shpërngulën nga trojet e tyre stërgjyshore që gjithsej janë më shumë se një milion shqiptarë. Ua kujtojmë marrëveshjen Serbo-Turke që ishte afër gjysëm milioni shqiptarë, pastaj në tërë Evropën dhe deri në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Australi dhe tërë botën, duke vrarë, e duke i torturuar me metodat më çnjerëzore dhe duke i detyruar me dhunë të shpërngulën nga shtëpiat e tyre stërgjyshore 720 fshatrashqiptare në Topli deri te qyteti i Nishit. Masakrat dhe vrasjet e shqiptarëve i keni të shkruara dhe mund t’i gjeni nëpër romanet e shkrimtarëve serb të cilët krenohen për ato vrasje dhe likujdime të shqiptarëve të të gjitha moshave, siç ishin, burra, gra, pleqë, fëmijë, të sëmurë, invalid etj. Për të kritikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet nisur nge vetja e tyre Serbia.

Në tekst ndër të tjera shkruan si vijon, citat: “Kompania “Johnson & Johnson”, e cila deklaron se zgjidhja nuk është një pranim faji, dhe pranoi t’u paguajë fiseve 150 milionë dollarë për dy vjet, krahasuar me deri në pesë miliardë dollarë për shtetet për një periudhë nëntëvjeçare”,fund citati.

A thua Serbia duhet të paguaj dëmin e shkaktuar ndaj popullit Shqiptar, i cili është me miliarda dollarë, kur kemi parasysh, vrasjet, dëmtimin e pronave shqiptare duke ua djegur tërë pasurinë e tyre dhe më pastaj i kanë detyruar të shpërngulën. Përveç kësaj, plaçkitjen e minierave dhe thëngjillinafër një shekull në Dardani, ku tokën e saj e kanë lënë të djegur, kur u detyruan ta lëshojnë Dardaninë nga forcat e armatosura të NATO-s.

Jemi të bindur, se ky dëm i madh i shkaktuar nga regjimet serbo-sllave, derisa Serbia çenka e interesuar për dëmin e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të llogaritet edhe për dëmin që Serbia ia ka shkaktuar popullitShqiptar. Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të ua bëjë me dije Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës për këtë interesim të Serbisë, dhe pse jo të futet në marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, që mbrenda një afati të shkurtë, të paguhet ky dëm i madh dhe në veçanti t’a kthej Fondin Pensional të shqiptarëve që është plaçkitur nga Serbia.

Förslöv, 03.02.2022