Real Madridi është fitues i Superkupës së Spanjës në futboll.
Madrilenët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj skuadrës baske, Athletic Bilbao, në finalen që u zhvillua në stadiumin “King Abdullah Sports City” më Jeddah të Arabisë Saudite.
Luka Modriç e Karim Benzema shënuan golat e fitores.
Në minutën e 38-të, Luka Modriç, mjeshtër i madh, nga rreth 15 metra shënoi gol të bukur në këndin e majtë të portierit Simon.
Në minutën e 50-të, Alvarez luan me dorë dhe gjyqtari akordon penallti.
Benzema në minutën e 51-të shënon nga penalltia për rezultatin 2:0.
Në minutën e 87-të, Militao (shkakton penallti) ndëshkohet me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar me pak, ndërsa Raul Garcia i Bilbaos dështon nga penalltia në minutën e 89-të, ku portieri Thibaut Courtois u tregua fenomenal.
Trajneri Carlo Ancelotti, me lojtarë kremtojnë trofeun e parë për vitin 2022.