Nga Fatmir Çitaku

 

I
(Në këtë botë mjerimi…)
Unë desha të isha me ju
Gjithandej!
Kaherë u bëra sikur i harrova të gjitha
Që më ndodhën me shekuj e dekada
Ju besova dhe u bëra me ju
Andej kudo që ishit…
Mendoja se ju do të zgjidhni drejtësi
Ju ëndërrova si në paqë
Nëpër ndjenjën time.
Mbeta i përgjysmuar duke mbajtur fjalë e besë
Duke ju besuar!
Bëra çdo gjë për të shtrenjtën Liri.
Pagova shtrenjtë rrugëtimin shekullor
U mundova të sillem i denjë me ju
Me aq sa pata mundësi të afrohesha.
Ju besova gjithnjë edhe nëpër ato kohë
Kohë e periudha më të vështira
Që nga Koha e Gurit
Edhe atëherë kur s’kishte Europë e Ballkan
Ku u copëtuam e të ndarë hordhitë na lanë.
Edhe atëherë kur për një fjalë humbej jeta…
E për popullin tim s’e çau kokën askush asnjëherë
Përveç që na dëbuan, shkatërruan
E na lanë si të huaj në trojet tona…
II
Unë prapë ju besova!
Ju gjithnjë shkelët besën e fjalën…
Nga ju prapë mbeta i humbur…
Sepse xhelatët shekuj më parë kishin sjellë kopil e stërkopil
Në trojet e mia…
Trojet që m’i ndatë, m’i vodhët
Dhe i mbushët me sllavë e hijena
M’i morët lulëkuqet e gjakut, e sot s’i gjej dot.
S’i gjej, sepse dora e zgjatur e ugurzezës
I mblodhi me pabesi, i vrau, i përdhunoi
I dogji e i masakroi
I humbi para syve tu, botë lajkatare
Që ende m’i ndan trojet e mia
Duke ua dhuruar armiqve e hijenave
Që erdhën dhe e copëtuan zemrën time.
Ju e shkelët premtimin
Lozët me konventa e skenare
Çdoherë na ndoqët
E s’na latë të jetojmë të lirë në trojet tona…
III
Unë isha kaherë këtu
Dhe pashë me sytë e mi lojën tuaj, o të mjerë
E të pabesë….
Më ndoqët pas e prapë më detyruat të ju besoj, edhe sot
E prapë desha të ju besoj.
Deri kur, o mjerim i paparë?…
Prapë ju besova e u krenova me ju…
Me ju që e shihnit çdo ngjarje e çdo padrejtësi.
Por, për fatin tonë
Asnjëherë s’doli dikush t’i thotë mjaft
Agresorit nëpër shekuj…
Që masakroi gra, burra e fëmijë.
E unë prapëseprapë
Po hyj në lojën e besimit…
Besoja e besoja, por pas shpinës
Gjithnjë më vrisnin, më shkatërronin, më rrënonin çdo gjë.
Sepse asnjëherë s’më deshën me emrin shqiptar
Por, më donin s’i të huaj në shtëpinë time…
IV
Prapë unë thoshja
-E dhashë votën për ty, botë !…
Për ty, botë që më dole mashtruese
Me një demokraci falso të këtij shekulli famëkeq
Shekullit “madhështor”, që shkatërron çdo gjë përreth
Vende, popuj e njerëz të pafajshëm…
E unë prapë po besoj se një ditë në shesh do të dalë e vërteta
Por mbetem ende nën terrin e skenareve, konventave e komploteve
Të gjitha këto, të hartuara nga ata që e duan botën vetëm për vete
Që s’e çajnë kokën për të varfrin, jetimin, të sëmurin…
Unë të besova ty dhe ju, gjithandej që mbani emër, famë e pushtet
Por, gjithnjë mbeta i humbur,
I uritur e si vegël për të qenë në favorin tuaj…
Ju, botë e mjerimit, me emrin “Demokraci “
Edhe dje, edhe sot e nesër, po duket se do të hecni kështu
Në heshtje… me premtime e nën mjerimin e Fusnotës e statuskuosë.
Prapë ju besova dhe ku jeni ju “demokratë”
Ju që na mbajtët nën mjerimin e shkatërrimin
Me shekuj e vite, edhe dje, edhe sot!?…
Apo kush tjetër…ata që deshën të na zhdukin nga faqja e dheut…
Ata që s’e durojnë emrin shqiptar
Ata që s’e duan shqiponjën e që s’bëjnë ballë flamurin…
Ata që s’e deshën kurrë emrin UÇK-ë
Apo ata që po na mbajnë nën heshtje me dekada
Nën represaljen e mjerimit e shkatërrimit
Nën emrin e statuskuosë për të shtyrë kohë e vite
Për të na asimiluar, për të na varfëruar
E për të na mbajtë nën mjerimin e kafshatës së gojës…
V
Prapë unë ju besova dhe i dhashë bijtë e bijat
Për këtë tokë
Jua dhashë kafshatën e gojës
Jua dhashë gjakun e lirisë, fjalën e besën
Dhe bëra çdo gjë që ta mbaj vendin e trojet e mia…
Po sot ku jeni ju?!…
Ju, që e dini çdo gjë
Që na latë pasdore qe 21 vjet dhe që po na përdorni për figura poligoni
Apo piunë për ta fituar lojën…
Ju që na mbani nën mjerimin e skenaret e armikut
Ju që na imponuat flamur e Fusnotë, e statuskuo
Ju që duani të na ndërroni edhe identitetin
Ju që na morët më të dashurit e sot s’i kemi e s’e dimë ku janë …
Por ne ishim zemër shqipeje dhe prapë deshëm për të ju besuar
Ju besova, sepse më dhatë fjalën, por mbeta i tradhtuar.
Më “ndihmuat”, por tash po e di pse-hin
M’i latë xhalatët me na vra, masakrue, terrorizue
Me na djegë e na shtinë me pi edhe ujin e çorbës
Ku e zienin mishin e fëmijëve tanë…
E ne mbanim shpresë te ju…
VI
Edhe sot, pas 21 vjetësh po na vrasin, po na ndjekin
Po na duan të na frojnë e çka jo, më zi e më keq!
E ju, ku jeni?…
VII
Ku je, moj botë e katandisur…botë e lakmisë, e trathtisë
E njerëzimit lajkatar…
Ti, bota e së vërtetës…e skamnorit, e atyre që i shijonin rrezet e diellit
Me një copë bukë, me opinga, por në liri…
Së paku dukej se ishte ajo kohë,
Kur s’ ndaheshin njerëzit në ngjyra, në fe, në përcaktime
Por duheshin, ndihmoheshin e ishin pranë njëri- tjetrit…
Mbanin shtëpi, fjalë e besë…
Po ju ku ishit e ku mbetët!?…
Apo kush jeni ju, kush ishit dhe çfarë do të na dilni nesër
Kur më shkatërruat, robëruat, masakruat, vodhët e përdhunuat
Ju që dilni e rrahni gjoks dhe dukeni përparimtarë
Ju, me shekuj e dekada larg së vërtetës…
Që sot ndërruat zakone, tradita e bëtë që bota t’i nënshtrohet njeriut
E ai njeri ta uzurpojë gjithësinë me teket e tij e të fshehurat e tij!
Ata apo kush, ty botë e vobektë duan ta rrënojnë çdo gjë
Për të jetuar dikushi e askushi…
Ai apo ata që jetojnë e bëhen milionerë në kurrizin e varfanjakut
Të punëtorit të krahut, pensionistit, invalidit e bonjakut…
Ty, botë mizore me emër dikushi…
VIII
Kush je ti, që ëndrrat e mia i shkatërrove
Më vodhe lumturinë
Të dashurit m’i grabite
M’i le fëmijët pa një copë bukë…
M’i largove larg syve e më bëre të vuaj natë e ditë…
Ty që të besova, t’u nënshtrova e shpresova se një ditë do t’ na ndihmosh.
Ti, që deri dje na dhe shpresa e sot na le mjerimin
ju që shkatrroni ëndrrat e njerëzimit
ju a vodhe lumturin i le pa dije, pa kulturë, duani ti leni pa moral e të vobektë.
Ju jehon e djallit që ju mashtrojë pasuria
që shkelet fjal e bes
E sot s’dinë e s’njohin as popull as komb e as Zot…
E ti botë e mjerimit i le të bëhen “madhështorë “
Por mbetën të humbur, tiranë e lakmitarë
Sepse harruan amanetin e dhënë
Dhe shkelën gjakun e vëllezërve për pushtet e miliona…
Prapë, ti botë me njëmijë fytyra s’e mbajte premtimin.
Ngase u bëre aleat me djallin e sot po vret çdo gjë rreth meje
E po mundohesh me nda komb e atdhe
Ti je ajo që ndërron gëzofin si ujku
E që mbetesh vetëm një acar shekullor mbi mua e kombin tim
Mbetesh me emrin Demokraci, por në realitet mbetesh ashtu si ishe
Një mizor i cili shkatërron çdo gjë dhe hiqet demokrat….
Sot, ende don me ma vu lakun në fyt
Të më mbash nën lojërat e dredhitë tuaja
Nën mjerim e varfëri, me sëmundje e epidemi vetem që të arrish tëndin cak.
Deri kur kështu me lojërat e tua, botë e mveshur në të zi?…