Një kopje e pahapur e videolojës “Super Mario 64” e Nintendo-s u shit në ankand të dielën për një shumë prej 1.56 milionë dollarë, duke thyer rekordin e mëparshëm për një lojë të vetme e vendosur të premten e kaluar.

Shtëpia e ankandit Heritage me bazë në Teksas vuri në duke se është hera e parë që një lojë e vetme shitet për më shumë se 1 milionë dollarë.

Super Mario 64 ishte loja më e shitur e Nintendo 64, gjithashtu ishte loja e parë video që shfaqte karakterin me famë botërore Mario në 3D.

Loja mori notën më të lartë të mundshme A ++ nga kompania e vlerësimit të videolojërave WataGames, tha Auctions Heritage, që do të thotë se ishte ruajtur në gjendje shumë të mirë, si e re.

Çmimi rekord erdhi pas shitjes të së premtes të lojës “The Legend of Zelda” prej 879 mijë dollarë.

Shitja gjithashtu nënvizon shkallën në të cilën ka shpërthyer tregu për koleksione gjatë pandemisë.

Në prill, një botim origjinal i vitit 1985 i “Super Mario Bros” u shit me një rekord të asaj kohe prej 660 mijë dollarë./BBC