Vizitorët në kështjellën e Drakulës po marrin doza vaksinash në vend të dhëmbëve të vampirëve, pasi këtu, në rajonin Transilvanik, është ngritur një qendër vaksinimi Covid-19.

Mjekët po ofrojnë një dozë Pfizer për këdo që viziton Kalanë e Bran të shekullit XIV në Rumaninë qendrore.

Është pjesë e një fushate qeveritare për të nxitur më shumë rumunë që të vaksinohen. Disa besojnë se kështjella frymëzoi strofullën e vampirit në romanin e famshëm të Bram Stoker, Drakulën. Rumania ka regjistruar pak më shumë se një milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë dhe gati 29,000 vdekje.

Qeveria e vendit thotë se dëshiron të vaksinojë 10 milionë njerëz deri në shtator, por gati gjysma e rumunëve thonë se nuk janë të gatshëm të marrin dozën – një nga nivelet më të larta të hezitimit në Europë, sipas një anketë të Globesec.

Kështjella e Branit shpreson që nisma e saj unike do të ndihmojë në rritjen e personave që do të vaksinohen. Gjatë çdo fundjave në maj, çdokush mund të paraqitet pa lënë një takim, për të marrë një doze vaksine dhe ata gjithashtu mund të hyjnë falas në ekspozitën e kështjellës së 52 instrumenteve të torturës mesjetare. “Ideja … ishte të tregonte se si njerëzit u vaksinuan 500-600 vjet më parë në Europë” – tha për agjencinë e lajmeve Reuters, drejtori i marketingut të kalasë, Alexandru Priscu.

Ka gjithashtu shpresë që shërbimi të sjellë më shumë njerëz në kështjellën në malet Karpate të Rumanisë, ku numrat e turistëve kanë rënë gjatë pandemisë. Kështjella ngrihet në rrëzë maleve Karpate, 170 km në veri të Bukureshtit. Në të mendohet se ka qëndruar Princi famëkeq Vlad “The Impaler”, mbi të cilin bazohej Drakula. / BBC