Manchester City, në krye të renditjes në Premier League dhe gjysmëfinalist në Champions League, renditet i pari në klasifikimin e klubeve më të kushtueshme për vlerën e transferimeve, duke lënë pas  Manchester United dhe Chelsea dhe ka më shumë se dyfishin e vlerës së PSG.

CIES Football Observatory llogarit vlerën e futbollistëve, duke përdorur algoritmin e tij për skuadrat e 5 kampionateve më të mëdha, duke marrë në konsideratë lojtarët huazuar në ekipe të tjera të Big 5, si pjesë e vlerës së skuadrës së tyre.

“Me një vlerë totale të skuadrës prej 1.30 miliardë eurosh, ekipi i Pep Guardiola lë pas dy klube të tjera angleze: Manchester United (1,16 miliardë euro) dhe Chelsea FC (1,11 miliardë euro). FC Barcelona është ekipi i parë jo anglez, vlera e të cilit është 991 milionë euro, ndërsa Juventus FC (829 milionë euro), Bayern Munich (777 milionë euro) dhe Paris St-Germain (603 milionë) kryesojnë renditjen e tre nga pesë kampionatet e mëdha ”- shkruan raporti i CIES.

Klubet e Premier League kryesojnë klasifikimin për vlerën e transferimit ë skuadrës, me një vlerë mesatare për klub 474 milionë euro, krahasuar me 281 milionë euro të Ligës Spanjolle dhe Bundesligës gjermane, dhe 276 milionë euro të Serisë A italiane dhe 174 milionë euro të Ligës 1 franceze.

Klasifikimi i plotë CIES Football Observatory

Burimi: Inside World Football & CIES Football Observatory