Të nderuar mërgimtar/e të Skivjanit !
Është e rëndësishme për shumë arsye, dhe ne do tipërmendin disa prej tyre:
1.- Sepse duke paguar antarësinë, ne dëshmojmë se jemiskivjanali, dhe se nuk e kemi harruar vendin ku kemi lindur.
2.- Sepse duke bërë pagesen e antarësisë, ne ju kalojmëfëmijëve tonë porosinë, se edhe ata duhet ta duan e tëkontribojnë për vendin e prindërve të tyre.
3.- Sepse duke paguar antarësinë, ne tregojmë se jemi tëpërgjegjshëm dhe të vullnetshëm që fëmijëve tanë, t’iu lëmënji vend të mirë e të jetueshëm, nji vend ku ja vlen tëndërtohet familje dhe plaken brezat.
4.- Sepse duke paguar antarësinë, e që është vetëm 200-CH në vit ne bashkarisht, tregojmë dhe dëshmojmë se aivend ku kemi lindur do të bëhet, sepse ne do të kujdesemi qëtë bëhet.
5.-Sepse duke paguar antarësinë, ne dëshmojmë se përpjekjet e të gjithë brezave deri më sot nuk kanë qënë tëkota dhe se amaneti i të gjithë të rënëve për liri po jetësohet.
6.- Sepse duke paguar antarësinë, ne mërgimtarëtmarrim pjesë aktivisht në ruajtjen, mbrojtjen, rregullimin,hijeshimin, pastrimin e vendit tone, ku kemi lindur e jemirritur.
7.-Sepse duke paguar antarësinë në Shoqatë, ne tregojmë edhe kulitetin tonë organizativ e bashkëpunues, tregojmë se sa të aftë jemi që bashkarisht të bëjmë më tëmiren për vendin tonë.
8.- Sepse duke paguar antarësinë, ne tregojmë se virtytet si vullnetarizmi, solidariteti dhe disiplina janë tëkultivuara e të ruajtura ne Skivjan.
9.- Sepse duke paguar antarësinë, ne i themi vetes tonë e njerëzve tanë, që deri në frymën e fundit, nuk e harrojmëvendin tonë, ku edhe janë rrënjët tona.
10.- Sepse në fund fare, ne duhet ta paguajmëantarësinë në Shoqatë, sepse duke e bërë pagesën, ne jutregojmë të gjithëve se, Skivjani mbetet dashuria e kujtimimë i gjatë i të gjithë neve, dhe për ta ruajtur këtë kujtim tëbukur të jetës sonë, ne të gjithë bëhemi antarë të Shoqatës“Skivjani”.
Për Shoqatën “Skivjani”–Zvicër
Bashkim Kasumaj – Kryetar
Zürich, 07.05.2021