Sipas La Gazzetta dello Sport, Cristiano Ronaldo është i gatshëm të shkurtojë pagën e tij për të luajtur përsëri me Djajtë e Kuq.

Kontrata e yllit portugez skadon në qershor 2022, por gazeta raporton se Ronaldo po konsideron largimin nga Juventusi pasi sezoni nuk ka shkuar siç ishte planifikuar, transmeton lajmi.net.

Zonja e Vjetër është gjithashtu në telashe financiare, e cila është arsyeja kryesore që ata vendosën të fillonin një Superligë  së bashku me disa nga klubet më të famshëm në Evropë, por projekti zgjati vetëm 48 orë.

La Gazzetta dello Sport tregon se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, kohët e fundit ka pranuar se ai do të dëshironte ta shihte Ronaldon të kthehej në skuadër, ndërsa Presidenti i Real Madrid Florentino Perez hodhi poshtë zërat për një kthim të mundshëm  të tij në Madrid.

Ronaldo nuk do të pranonte në asnjë lloj forme një pagë më të ulët sesa 20 milionë euro në vit, pasi për momentin ai paguhet 31 milionë euro./Lajmi.net/