Nga Ramiz LUSHAJ

 

Din Bajram Bajraktari, i pari bajraktar i fisit tim,

Nga Kalaja e Komit në Qafë Gllavë e Qafë Morinë.

Herë luftë me otomanë. Herë luftë me sllavë.

Bajrak ndër në beteja. Ndër kohëra mbete mal.

 

Dy pashallar’ në një vit nga Qafë Morina ia mësynë vatrën

Në Malësi e Gjakovë u ndesh dy herë me Maxharr Pashën.

Në luftë me krajlat flakë e gjak nga Moraça deri në Sanxhak

Burra shteti si Vaso Pashë Shkodrani i bujtën në prag…

 

Ç’ka tha Ali Pashë Gucia kur e pa këtë lis te madh të fisit:

-Ty një front, edhe i vetëm, ta besoj në Luftë të Nokshiqit.

 

Ç’ka iu tha Haxhi Zeka trimave në kuvendin e Shtabit:

Djali i tij Beka e ka mendjen si të Abdyl Frashërit…

 

Kulla në Kasaj iu rrit mes topave e flakëve në luftë

Shpatën e pati mbulojë. Trarët i kishte me pushkë.

Dy sytë e hapat i rrinin zgjuar çdo ditë në këto dy qafa…

Bajraku i lartohej betejave nga Prizreni tek Moraça…

 

Tiranë, 10 qershor 2015