Ylli i muzikës Pop, Madonna është censuruar nga Instagrami, pasi ka shpërndarë një video në lidhje me një teori të komplotit të koronavirusit për 15 milion ndjekësit e saj.

Në postimin e saj, këngëtarja pretendoi se tashmë ishte gjetur një vaksinë për Covid-19, por po fshihej për të “lënë të pasurit të pasurohen”, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Instagram mjegulloi videon me një titull ku thuhej: “Informacion i rremë”. Gjithashtu bëri drejtimin e përdoruesve në një faqe që diskreditonte pretendimet në video, duke vënë në dukje se nuk ka vaksinë të koronavirusit.

Videoja u fshi më vonë nga faqja e Instagramit të Madonnas, por jo para se fansat të protestonin ndaj vendimit të saj për të ndarë postimin. Midis tyre ishte ylli i popit Annie Lennox, i cili komentoi: “Kjo është çmenduri e plotë!!! Shpresojmë që faqja juaj të jetë hakuar dhe thjesht do ta shpjegoni”, shtoi ajo.

Videoja në fjalë tregonte një grup të quajtur Mjekët e vijës së Parë të Amerikës që flisnin jashtë ndërtesës së Gjykatës Supreme të SHBA-së në një ngjarje të organizuar nga Partia otsaj Patriots Action. Në klip, Dr. Stella Immanuel, një doktor nga Houston, tha se ajo kishte trajtuar me sukses 350 pacientë me koronavirus me hidroksiklorurinë.

Facebook dhe Twitter më parë kishin hequr videon, duke e cilësuar si dezinformatë; ndërsa Donald Trump Jr ju ndalua mundësia e postimit në Twitter për 12 orë si dënim për ndarjen e klipit.

Sipas BBC, kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë pretendime të diskutueshme rreth koronavirusit. Në mars, ajo postoi një video nga banjën e saj, duke përshkruar virusin si “barazimin e shkëlqyeshëm”. Dy muaj më vonë, ajo njoftoj se kishte rezultuar pozitive për antitrupat, gjoja duke dhënë imunitetin e saj nga sëmundja.