At Gjergj Fishta dhe lavdia jonë folklorike!

Nga Guxim ALIMANI

Përballë këtyre pamjeve të Shtëpisë “muze” të Gjergj Fishtës nuk ka postulat ta mbulojë turpin tonë ndaj Nekrazovit shqiptar, ndaj figurës më të ndritur të kombit tonë në fushën e letrave, të kulturës dhe jo vetëm!

Është i kuptueshëm, ndonëse e trishtueshëm, qëndrimi i diktaturës e diktatorit ndaj këtij kolosi në kufijtë e gjeniut, por aq sa i pakuptimtë e i mbrapshtë ai i liderve shtetërorë e kulturorë të këtyre 27 viteve post-komunizëm!

Natyrisht Fishta nuk ka nevojë për glorifikim.

Ai vetëm nderohet duke e ç’nderuar të tillë morra të kulturës.

Ky shtet lecke e bajke më shumë interesohet për mjekrrën e Janullatosit sesa për meremetimin e një tempulli që ndoshta si ai i Dodonës meriton të nderohet.

Po pse vallë mund të pyesë ndonjë i paditur?!

Po,  sepse këta morra o miq,këta zhelana politikë e kanë tmerr gegninshten, ndaj mundohen të varrosin Fishtën. Ky prevers politik, kulturor e njerëzor me emrin Edi Rama po mundohet çmendurisht që mbi themelet e rrënojat e historisë, të kulturës e lavdisë tonë të ngrejë një anti-kulturë,një çmendinë arkitekturore të zhgarravitur si vetë jeta e karakteri i saj.

Turp dhe për mediat e Sandrit apo poetit flokëngjyer lezhjan Zogaj që merren me pabrekësinë e dulles së Skraparit, Mustafa Nano, dhe nuk flasin një fjalë të vogël për këtë gjeni të madh.

Këta morra dhe horra edhe Gjergj Kastriotin e ç’kombësuan!

Por Fishta nuk ka shans të rrëzohet dhe as ç’kombësohet. Ai qëndron si eter në mendje e shpirt të ç’do shqiptari e atdhetari për të na kujtuar ethninë tonë dhe apeluar të përbuzim këtë enklavë politike që na drejton e na ka drejtuar!