-Jua kushtoj këtë poezi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, që sot janë në vijën e parë të zjarrit kundër “Covid-19” në Shqipër, Itali, Angli, Gjermani, Spanjë, Amerikë  dhe në mbarë  botën-

Nga Viron KONA

Shqiptarthemeli, brez pas brezi jam,

por sot jam edhe anglez dhe italian,

francez, kanadez, polak e gjerman,

…sot qytetar i të gjithë botës jam.

 

Spanjoll, rus, grek, çek, amerikan,

austriak, hungarez, turk, zviceran,

kinez, japonez, rumun, egjiptian,

qytetar i lirë i të gjithë botës jam.

 

Aziatik,skandinav e australian,

afrikan, indian, belg e brazilian,

sot banorë i çdo kontinenti jam,

popujt e botës në zemër i kam.

 

“Covid-19” sot kam kundërshtar,

ndaj në front jam në vijën e parë,

unë qytetari nënshtetas shqiptar,

luftoj për jetën e botës mbarë.

 

-Nga Tirana, 8 Prill 2020-