“Të shikosh historinë e Kosovës nga përspektiva e Kongresit Amerikan(Dhoma e përfaqësuesve dhe Senati) është një gjë interesante dhe kuptimplotë për rolin udhëheqës të SHBA-ve për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare të Kosovës. Këto rezoluta janë një argument i mjaftueshëm për të kuptuar arsyet e një miqësie bensike shqiptaro-amerikane.”
Ndërsa kujtojmë përvjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s mbi Serbi, të udhëhequra nga SHBA-të, është qartësisht e verifikueshme se angazhimi i shtetit Amerikan për lirinë e Kosovës fillon qysh prej fundit të viteve ’80 të shekullit të kaluar. Ky angazhim i fortë amerikan është shprehur qartë edhe nëpërmjet rezolutave të paraqitura apo të miratuara në Kongresin Amerikan prej vitit 1986, të cilat janë bërë edhe objekt studimi i veprimtarit shqiptar Naim Dedushajt.
Të shikosh historinë e Kosovës nga përspektiva e Kongresit Amerikan(Dhoma e përfaqësuesve dhe Senati) është një gjë interesante dhe kuptimplotë për rolin udhëheqës të SHBA-ve për zgjidhjen e çeshtjes shqiptare të Kosovës. Këto rezoluta janë një argument i mjaftueshëm për të kuptuar arsyet e një miqësie bensike shqiptaro-amerikane.
Rezolutat e Kongresit Amerikan për Kosovën kanë një histori mëse 30-vjeçare. Studjuesi kosovar Naim Dedushaj para disa kohësh ka botuar librin “SHBA dhe fati i Kosovës”, në të cilin janë përshirë të gjitha rezolutat që kanë të bëjnë me Kosovën, që kanë kaluar nëpër Kongresin e SHBA-ve, si ato që janë miratuar edhe ato që nuk janë miratuar. Rezolutat shprehin një angazhim të gjatë dhe të shkallëzuar të SHBA-vë ndaj çeshtjes së lirisë së shqiparëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Ballkan.
Rezoluta e parë e Kosngresit Amerikan i përket 17 qershorit të vitit 1986. Ajo është paraqitur në Kongres nga Josepf DioGuardi nëpërmjet së cilës pasi denohej shtypja që Qeveria e Republikës Federale Jugosllavisë kryente ndaj shqiptarëve etnikë, i kërkohej kësaj qeverije “për të ngritur Kosovën në statusin e një Republike të plotë.”
Rezoluta “nxitste qeverinë e RFSJ të punojë me drejtuesit e shqiptarëve etnikë për të ngritur Kosoëvën në statsin e një republike të plotë.”
Siç dihet pas demonstrave të vitit 1981 të cilat u kryen në slloganin “Kosova republike”, në Kosovë kishte filluar një proçes i pafund distancimi politik dhe përsekutimi për mijëra shqiptarë.
Rezoluta e 17 qershorit 1986 (vetëm pak vite para se të përfundonte Lufta e Ftohtë dhe të shperbehej Federata Jugosllave), edhe pse nuk u miratua në Kongresin Amerikan, i sherbeu sensibilizimit të kongresmenëve dhe të opinionit amerikan me çeshtjen shqiptare në Ballkan, konkretisht çeshtjen më të rendë Ballkanike dhe Europiane, siç ishte dhe është çeshtja e Kosovës.
Në vitin 1989 u paraqiten tre rezoluta në Kongresin Amerikan. Marsi i vitit 1989 perkon me përfundimin e proçesit të heqjes së statusit të Autonomisë të Kosovës të cilin e gëzonte prej vitit 1974, si dhe me shpalljen nga Millosheviçi i të ashtuquajtures “Serbi Unike”.
Me 9 mars 1989 Kongresit Amerikan iu bë thirrje “ që të aplejojë për vazhdimin e autonomisë së brendshme të provincës së Kosovës që i ishte dhënë Kosovës me Kushtetuten e vitit 1974.” Siç konstaton studiuesi Dedushaj “me 4 prill një propozim tjetër nga Kongresi kritikonte përseri Qeverinë Jugosllave për shkeljen e madhe të të drejtave të njeriut e po ashtu për shtypjen që po u bënte shqiparëve të Kosovës.”
Rënia e Murit të Berlinit në vjeshtë të vitit 1989 do të sillte ndryshime të medha në Europën ish-komuniste. Serbia dhe Millosheviçi po pergadisnin vendosjen e kontrollit të plotë mbi ish-Jugosllavinë.
Me 1990 rezoluta të tjera dorëzohen në Kongresin Amerikan, i cili gradualisht do të shtonte interesimin per problemet që do të hapeshin në Jugosllavi nga etja serbe për të dominuar.
Më 26 prill 1990 dorëzohet një rezolutë për Kosovën. Më 2 gusht Dhoma e Përfaqësuesve në një propozim shprehej: “elementë brenda qeverisë së RFSJ kanë deshtuar që të përmbushin obligimet e tyre si nënshkrues të Aktit Final të Helsinkit, të Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë e në trajtimin e shqiptarëve etnikë.”
Në rezolutën e paraqitur më 19 tetor 1990 Kongresi “ishte i brengosur jo vetëm për situatën e të drejtave të njeriut, por edhe për situatën ekonomike në Kosovë”. Harta e Jugosllavisë nis shpërberjen. Millosheviçi sulmon Kroacinë dhe Bosnje-Hercogovinën. Fillon gjakderdhja, e cila do të shpërndahej në të gjithë ish-Jugosllavinë.
Me 3 tetor 1991 paraqitet një tjetër rezolutë për gjendjen në Jugosllavi në Kongresin Amerikan. Në këtë rezolutë shqiptarët permenden dhe llogariten si çdo komb tjetër në Jugosllavi, duke shënuar një kuptim të veçantë për ta. “Miliona slloveno-amerikanë, kroato-amerikanë, serbo-amerikanë, shqiptaro-amerikanë, maqedonas-amerikanë, ose të tjerë që kanë origjinën nga regjioni i Jugosllavisë vazhdojnë të mbajne lidhje të forta shpirtërore dhe familjare me atdheun e tyre.”
Rezolutat Amerikane për Pavarësinë e Kosovës
Rezoluta Nr. 264 shprehej se “Merret vendim nga Dhoma e Përfaqësuesve (në unanimitet me Senatin) se është ndjenja e Kongresit që Presidenti:
1.- Duhet të njohë Pavarësinë e Kosovës dhe të ndermarrë hapa drejt vendosjes të maredhënjeve diplomatike të plota me Kosovën si dhe
2.- Duhet të përdorë ndihmën, tregtinë dhe programet e tjera të SHBA-ve, për të mbeshtetur Qeverinë e Kosovës dhe për të inkurajuar më tej zhvillimin e demokracisë dhe sistemit ekonomik të tregut të lirë.”
Sido që Rezoluta e propozuar nuk u miratua dhe nuk kaloi Kongresin, ajo që veren si zhvillim pozitiv edhe studjuesi Dedushaj është se “shumë kongremenë dhe lider të tjerë politikë në Amerikë filluan të përdorin emrin e ri konstitucional të Republikës së Kosovës.”
Me 7 shkurt 1992 u kërkua nga Senati Amerikan që të aprovonte Rezolutën (257) “e cila kërkonte më shumë vemendje për gjendjen e veshtire të popullatës shqiptare në ish-Republikën Jugosllave të Kosovës”. Rezoluta, siç vëren studjuesi, shprehet qellimisht për Kosovën si republikë ish-Jugosllave, kur dihet se kishte qënë Krahinë Autonome, por si element konstituiv i Federatës.
Perkrahja amerikane ndaj Kosovës ishte si një reagim ndaj indiferencës së Komunitetit Europian, i cili gjatë një takimi ministror mbajtur me 16 dhjetor 1991 në Bruksel, diskutoi çeshtjen e marredhënjeve mes Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë dhe Bonsje-Hercegovinës, duke përjashtuar nga tavolina çeshtjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Më 27 shkurt të vitit 1992 ne Senatin Amerikan së bashku me Kongresin (rezoluat 96) u paraqit një rezolutë e re, e cila shprehej se “SHBA duhet të pranojnë Pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shtrinin dhe të zgjeronin njohjen diplomatike të kësaj republike dhe të afronin një udhëheqje efektive në organet nderkombëtare për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë.”
Qysh në vitin 1992 kishte dalë në skenë ideja për krijimin e një protektorati në Kosovë, ndërsa shqiptarët kishin votuar për Pavarësinë. Dedushaj kujton faktin se pas vetëshpalljes së Pavarësisë mbi 40 shtete kishin njohur tashmë shtetet e Sllovenisë dhe të Kroacisë, duke lënë të nënkuptohet se kështu do të mund të ndodhte edhe me Kosovën.
Kjo rezolutë nuk u miratua, megjithatë forcoi zërat në SHBA për njohjen e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet të njëjtës rrugës që kishin kaluar ish-republikat e të tjera të Federatës Jugosllave, njohjes individuale.
Me 15 janar 1992 Komuniteti Europian pranoi Kroacinë dhe Slloveninë si shtete të pavarura. Me 7 prill 1992 SHBA, pak muaj pas BE-së, njohën sovranitetin e Bosnjës, Kroacisë, dhe Sllovenisë.
Me 8 maj 1992 (H:R 5117) SHBA ndaluan gjithë ndihmen për Serbinë dhe Malin e Zi si një reagim për gjakderdhjen në Bosnje dhe Kroaci. Kongresi, siç shprehet Dedushaj, ishte shumë ngurues për njohjen e Jugosllavisë së formuar nga Serbia dhe Mali i Zi, si pasardhëse të Federatës Jugosllave.
SHBA dhe Pavarësia
Me 25 dhjetor 1992, Presidenti George Bush i shkroi një letër Millosheviçit në të cilën e paralajmëronte se SHBA-të nuk do të toleronin politika të njëjta në Kosovë si ato në Bosnje (Sulivan 2004, faqe 76). Kjo letër u quajt më vonë si “Vija e Kuqe për Kosovën” e Presidentit Bush.
Siç shprehet diplomati i njohur amerikan Hollbruk “Presidenti Bush provoi ta bindte Millosheviçin se ai nuk do ta lejonte të bente çfarë të donte në Kosovë. (Hollbruk, 2005).
Me 16 mars 1993 kongresmeni Engel, zonja Molinari dhe z. Bonior paraqitën një tjetër rezolutë në Kongres, ku denohet spastrimi etnik në Kosovë.
Më 17 qershor 1993 Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati së bashku autorizuan Presidentin e SHBA që të kërkonte nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që të dërgojë forca paqeruajtëse në Kosovë. Po ashtu më shumë vëzhgues nga KSBE (sot OSBE), bazuar në akt-vendimin e Kongresit.
Ndërkohë që diplomacia ia vazhdonte punën e saj dhe shpresat nuk dukeshin të qarta, në Kosovë ishte themeluar UÇK-ja. Megjithatë, rezoluta e Kongresit e bëri të qartë “Vijën e Kuqe” të Presidentit Bush rreth Kosovës, duke deklaruar qartë se “Presidenti ka paralajmëruar në mënyrë eksplicite Qeverinë e Serbisë se është i gatshëm të përgjigjet në rast se konflikti në Kosovë eskalon për shkak të Serbisë”.
Po me 18 mars 1998 në Senatin Amerikan miratohet një tjetër rezolutë (rez. 85). Duke rikujtuar se “Grupi i Kontaktit i ka bërë thirrje Millosheviçit që të tërheqë njësitë speciale policiore nga Kosova dhe të hyjë në negociata pa kushte me lideret politikë të shqiptarëve etnikë, për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit ose në të kundërtën do të ballafaqohet me sanksione nderkombëtare .”
Në rezolutën e datës 2 shtator 1998(Rez. 315), Kongresi denonte “barbarizmat e policisë serbe dhe të forcave ushtarake kunder shqiptarëve në Kosovë “ dhe në të njëjtën rezolutë, fajin për krijimin e UÇK ia kishte hedhur politikave serbe dhe “mohimit këmbëngulës të të drejtave të njeriut dhe atyre politike të shumicës etnike shqiptare në Kosovë nga qeveria serbe.”
Sa më shumë keqësohej gjendja në Kosovë aq më të ashpra bëheshin rezolutat në Kongresin Amerikan.
Me 1 tetor 1998 (rez. 561), u paraqit një rezolutë në Kongres, e cila i drejtohej Presidentit Amerikan. Ajo i kërkonte Presidentit Klinton “që të kërkonte marrëveshjen e NATO-s, për të marrë vendimet e menjëhershme dhe vendimtare kundër atyre forcave që sulmojnë popullatën civile në Kosovë në mënyrë që t’i ndalojë këto sulme dhe të detyrojë forcat e sigurimit të tërhiqen dhe të sigurojë hyrjen e ndihmave humanitare për popullsinë e dobët”. Rezoluta kërkonte aksione direkte dhe të vendosura kundër ushtrisë dhe forcave policore të Millosheviçit në Kosovë për të detyruar atë të tërhiqej nga Kosova. Siç shprehet studjuesi kosovar, “kjo rezolutë nuk u miratua në Kongres, por përforcoi idenë e përfshirjes së NATO-s, në konfliktin e Kosovës.”
Në rezoluten e datës 8 tetor 1998 Kongresi përdor formulime kontradiktore për Kosovën, megjithëse denon dhunën kundër popullatës civile.(rez. 343.) Grupi i Kontaktit vazhdon përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën duke ulur në bisedime shqiptarët dhe serbët.
Me 6 shkurt 1999 fillon Konferenca e Rambujesë në Francë për Kosovën. Kongresi Amerikan miraton Rezolutën Nr. 32, e cila deshironte të ndikonte në diskutimet në Rambuje duke afruar një zgjidhje për statusin e Kosovës. Në rezolutë thuhet se “SHBA duhet të mbeshtesin të drejtën për vetëvendosje të Kosovës dhe të popullit të saj, siç kanë bërë për ish njësitë e tjera territoriale të RFSJ disa prej të cilave janë bërë të pavarura. SHBA duhet të mbeshtesin marrëveshjen e përkohshme mbi statusin e Kosovës që mbeshtet parimin e vetvendosjes”.
Negociat në Rambuje deshtuan, sido që Delegacioni Shqiptar ishte i gatshëm të nënshkruante.
Me 27 maj 1999 Dhoma e Përfaqësuesve me Rezolutën 196 kërkoi urgjentisht nga Kombet e Bashkuara që të zgjidhte krizën në Jugosllavi në mënyrë që bombardimet të mund të ndaleshin.
Me 17 qershor 1999 (Senati dhe Kongresi, Rez .40), Senati bashkë me Kongresin falenderojnë Presidentin dhe forcat e armatosura për suksesin e operacionit të forcave të bashkuara. Rezoluta kërkonte “ terheqjen e trupave jugosllave dhe serbe nga Kosova bazuar në provizionet gjegjëse të marrëveshjes teknike-ushtarake në mes të NATO-s dhe RFJ, në përfundimin e përhershëm të veprimeve ushtarake në Kosovë nga forcat serbe. Kthimin pa kushte të të gjithë qytetarëve shqiptarëve në shtepitë e tyre, të cilat janë zhvendosur nga agresioni serb”.
Në gusht 1999 në Senat u prezentua një rezolutë e re, lidhur me “politikëen e SHBA për NATO-n, rreth Samitit në Uashington të Aleancës dhe konfliktit në Kosovë.”
Me 8 nëntor në Senat miratohet një tjetër rezolutë (224), ku bëhet një rezume, e ku pershkruhet operacioni më i madh i NATO-s deri atëherë i cili ishte zhvilluar në Kosovë. Ku thuhej se të gjitha objektivat ushtarake ishin realizuar.
Me 10 tetor 2000 (rez. 451) një rezolutë e re ishte miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve që të rikujtonte situatën e refugjatëve të kthyer dhe fatin e atyre shqiptarëve që gjendeshin në burgjet serbe.
Qeshor 1999, Këshilli i Sigurimit miraton rezoluten 1244, e cila i jepte UNMIK-ut të gjithë autoritetin e mundshëm legjislativ mbi territorin e Kosovës.
Me 27 qershor 2002 disa kongresmene propozojnë Rezoluten (467), e cila kujton për Statusin e Kosovës. (Kongresmeni Gilman dhe Lantosh).
“Rezoluta kërkon “të mbeshtesim publikisht Pavarësinë e Kosovës dhe krijimin e një shteti të pavarur dhe sovran të saj, në të cilën të respketohen të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e minoriteteve etnike dhe fetare si mënyra e vetme për një paqë të qendrueshme në Ballkan. Të njohë rrezikun e vonesës në zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës për qendrueshmërinë politike dhe ekonomike të Kosovës dhe të ardhmen e Europës Jugore.”
Në fillim të vitit 2007 një tjetër rezolutë është paraqitur në Kongresin Amerikan. Rezoluta kërkon nga SHBA-të, njohjen e menjëhershme të pavarësisë së Kosovës, duke i paraprirë kështu njohjes ndërkombëtare të shtetit të ri të Kosovës.
Në këtë frymë janë shprehur edhe zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit në rast të deshtimit të negociatave me Rusinë dhe po kështu arritjes së një rezolute në Këshillin e Sigurimit.