Me dhimbje të madhe e mora lajmin se paska ndërruar jetë Haxhi Ibër Jakupaj në New York. I ndjeri vinte nga dera e shtëpisë së madhe të Idriz Jakupajt nga Skivjani i Gjakovës, e njohur për patriotizëm e atdhetarizëm.

Haxhi Ibër Jakupaj ishte nip i Demë Ali Pozharit nga Pozhari i komunës së Deçanit. Demë Ali Pozhari ka bërë histori si antisllav dhe antikomunist, i cili për kohë të gjatë i rezistoi pushtimit të Kosovës nga Serbia. Shtëpia e Ali Mehmetajt, është e njohur edhe për luftrat kundër Perandorisë Osmane dhe armiqve të tjerë të Shqipërisë dhe Kosovës, më herët dhe me vonë.

Me Haxhi Ibër Jakupajn, kemi pasur shumë takime unë dhe Rrustem Geci. Ai ishte mik i ynë shumë i dashur, një burrë i odave të Dukagjinit, i cili kudo që ka shkuar, me fjalët e tij të ëmbla e të meçme, me gojën plot atdhetarizëm  e njerëzi ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme tek secili që ka pasur rast të rrinte me të.
Haxhi Ibër Jakupaj ka pasur një bujari të rrallë që nuk ke mundur t’ia gjesh shoqin. Ai, e ka lënë veten keq për tjetrin, dhe si humanist i pakursyer, kishte një autoritetet të madh në popull, në anën e Dukagjinit, në secilën odë që ka hyrë dhe ka dalë.

Në emrin tim dhe të familjes sime, si dhe të asaj të Rrustem Gecajt, i shprehi ngushëllimet  e mia më të sinqerta shoqes së tij Dykë Gecaj Jakupaj, djemvëve, vajzave, nipave, mbesave dhe vëllaznisë.
Do t’ i ruaj gjithherë kujtimet për të.

I qoftë dheu i lehtë!

Harry BAJRAKTARI
 

New York, 2020