Na mori malli
t’ja shtërngojmë duart një miku.
Na mori malli
ti përqafojmë prindërit e të afërmit.
Na mori malli
ti puthim në buzë të dashurat.
Na mori malli
të shihemi me njëri tjetrin sy ndër sy.
Na mori malli
për kohën kur ushqeheshim me dashuri.
O qënje të gjalla,
O frymor të mbyllur nëpër shtëpi,
A thua do t’na kthehet më ajo kohë,
Kur ne akoma thirreshim me emrin NJERI(?!?)
2 Prill 2020.