Ashtu si pranvera nuk mund të quhet pranverë pa gjallërimin e natyrës, ashtu edhe poezia nuk mund të jetë e tillë pa gëzimin ndaj jetës.
(MigenAr. )
Dikur, gëzohesha të shihja miq,
t’i takoja thjeshtësisht
t’iu flisja në sy
e t’u qeshja me gaz.
Tani, lutem në rrugë të mos shoh askënd të njohur,
ai (virusi) erdhi
dhe na ka “armiqësuar” me të gjithë!
Rrugët zbrazur
urbanet bosh
qyteti i shkretë
dhe një fantazmë gjigande që përpin gjithçka
mua, ty…
Gjithë dashuritë dhe urrejtjet shkrin në nji!