Me përfundimin e sfidave të raundit të 1/8-ave janë përcaktuar edhe duelet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë pasi shorti ishte i paracaktuar. Në grupin Tirana do të sfidojë surprizën Besëlidhja, ndërkohë që Vllaznia do të përballet me Teutën në dy takime vajtje-ardhje. Në grupin B ndeshjen më të lehtë e ka Kukësi që do të përballet Apoloninë ndërkohë që Bylis do të ndeshet me Skënderbeun. FSHF ndërkohë ka zbuluar edhe data se kur do të zhvillohet raundi çerekfinal, me ndeshjet e vajtjes që do të luhen në 8 mars dhe ato të kthimit më 8 prill 2020.

Grupi A

Tirana-Besëlidhja

Vllaznia-Teuta

Grupi B

Apolonia-Kukësi

Bylis-Skënderbeu