Psee ???
Pse ore,
pse po mashtroni se jeni atdhetarë
E doni gjoja këtë shtet
Pse nuk e ngjyni bukën në një gologiç?
Pse
nuk i ulni flamujt e lakmisë në çast?
Pse nuk e formoni qeverinë?
Pse gërvalleni se gjoja jeni atdhetarë
Para murranave të pagjetura
Ju, despotë që lakmoni një trastë pushtet???
Më e shtrenjtë
Qënka një karrike se sa besa ndaj tokës nanë
Se sa gjaku
i atyre që për këtë ditë u derdh
Pse për karrike ju ka rrokë dashuria?
Me ju po tallet e po qesh komshija
Me atë veprim po dënes krejt rinia.
————-”’
Mbi kalldrëmin e ndërgjegjes
Mbi kalldrëmin e ndërgjegjes prek rrasa
Kuajt shkundin thundrat ngarkuar me thasë
I hapin sytë që duken bash si zgavra
Shakllabanët e uritur në shekullin me baltë
E ndrydhin mykun brenda një shpirti.
Përzier me tharmin e lakmisë.
Thërmojnë duart pas ëndrrave vit pa viti
Qe sa më shumë të gëlltitin premtimet
Që sa më shumë të mbjellin errësirë.
Të lidhura me mol prekin kurrizin e vet
E nënave lotët e syve të bukur s`ju thanë kurrë
Hapësirave të viteve në shakullima fjalësh pa vlerë.
Rinia me flatrat e zogjve
Po na ikën…
Larg as vetëm s’e dimë ku.
-Nga Gjermania, Shkurt 2020-