Një mike e dashur shpirti,
një herë në muaj më le takim,
hapet drita, ndizet dielli,
dhe në kjoftë dita me shi..
Ajo vjen shqiponjë e qeshur,
t` mjaltojë pak shpirtin tim,
brenda dheut n` mergim mbetun,
porse i kallun n` përmallim..
Kam një gurë e var shpesh në qafë,
kuarc i shkputun nga Tropoja,
e një minut në kjoftë se humbas,
sheja e amës m` çon te Troja.
M`çon te fiset ndritur diellit,
ngulur n` gryka, n` thepa Guri,
shterngue fort me besa- besen,
Nikaj asht edhe Merturi..
M` çon kjo mike n` zemer Alpesh,
ku Krasniqja e Gashi i Gurit,
ndjej Valbonen qe kendon shpatesh,
ndjej dhe Drinin ku shkund turrin.
Me çon te Paci e Bytyçi,
bujari, trimnia bashkë,
ndjej ushtimë kumonë ogiçi,
Tropoja e re, e lashtë
Ndjel lavdinë e krenarinë,
shkruar në krahet e Shqiponjes,
them se n` botë nuk ka ma t` mirë,
se Malcia e Gjakovës..
Ja kjo mike si m` ngroh shpirtin,
m` lumturon n` pikë të dites,
m` nanuris, ma fshin helmimin,
m` u në djepin e Cerrnicës..
Merr sheti n` visore t` kombit,
maja, lugje, kreshta guri,
me ul n` sofer mes bleronjës,
n` at` qytet “Bajram Curri”
M` çon te banka, te dritësimi,
një cunam kaplon krahnori,
falem gjimnazit ma t` mirit,
emni i ndritun”Asim Vokshi”
Falem o mik Ramiz Lushaj,
ta prifte e mbara rod mbas rodit,
keshtu i don djemtë Gashi i Gurit,
keshtu i do burrat shpirti i Kombit..
Kjo gazetë shtypnojë skofnare,
i lidhe viset trojë më trojë,
rend si rreze anë më anë,
Kombin, me germa ta bashkojë..
Ta bashkojë me driten e synit,
si t` Partë tanë lan amanet,
mes shqiptaresh s` ka vijë kufini,
një flamur në mriz i mbledh..
Gjithë çka bana mbi kyt dhe,
ç` kam arritun deri tash,
Kryefjalë, me besë me nder,
kam Tropojën shend e gas..
E kto mote që m` kanë mbet,
dua t`i mbaj tendosun n` pritë,
me ruajt shpirtin, t` pa prekë,
Vendlindjen mos me e koritë..