Është koha të dëgjohemi…
E të mos i ngjajmë gjelit që mbretëron te mullari.
As pulës që kakaris, edhe kur s’ka vezë të nxjerrë.
Mbase duhet lakmuar një milingonë te gardhi,
Që mban në supe një kokërr gruri në qetësinë e shenjtë.

Është koha të dëgjohemi….
Të mos i ngjajmë një zjarri bubulak që shuhet.
Që ti s’ke as dhe një fill kashte a shkarpë ta ushqesh.
E duart të bëhen si degë të pathara te trungjet.
E zemra të kallkanoset dhe në verën e nxehtë.

Është koha të dëgjohemi…..
Jo si një violinë në një metro pa tela dhe pa duar.
Që as si relike te muzeu i fshatit nuk ka shumë vlerë.
Jo si daulle e madhe me lëkurën e shpuar.
Që nuk arnohet si një triko a fustan i çjerrë

Është koha të dëgjohemi….
Jo si fyelli pa brima që del nga një kallam shtogu.
Që asnjë fëmijë e burrë nuk e vë në buzë.
Na duhen ca tinguj më të ëmbël se një këngë zogu.
Që na e bëjnë të nesërmen si pellg i qelbur me ujë.

Është koha të dëgjohemi….
Jo si bretkosat e kënetës që bëjnë ritin e shekujve.
Pa e ditur se zërin nuk ua ka ashkush në botë zili
Që të mos vyshken gjethet në degët e shelgjeve.
Kur pranvera ia vesh kostumin e blerimit të ri.

Është koha të dëgjohemi
Ta shohim në sy pa u trembur nga vështrimet si shtiza
Ta prekim dahurinë aty e mos na helmojë i urrejtjeve.
Nëse duam një jetë ku numrat të mos bëhen vija
Të dëgjohemi duke marrë Kodin e mençurisë së shekujve.

Është koha të dëgjohemi….

Boston, 15 .1.2020