Loti e dhimbja nuk shkonin bashkë
Kompromis ndjenjash të djegura
Kur loti pushoi e dhimbja udhëtoi
Atje ku dridhej jeta,gërmadhave
Ditën dridhëruese, kur gjëmonte shpirti
Ofshante zemra skutave të tmerrit
Në fushën e pikëllimit sosej frymëmarrja
Jeta ikte si në ëndërr trishtuese
Vdekjet lidheshin përqafimeve të natës
Me duar shtërnguar pëllumbat e shpresës
Të dashurën e jetës pranguar n’andrra
Mëngjesi i ngrirë në shkallë Rihteri
I zi, deri në fundin e detit e tokës pafund…
Nën gërmadha piskamë shpresash
Edhe qeni lehte dhimbshëm,nuhaste jetën
Fuste këmbët , trupin poshtë gurëve
Gërhamë në sosje,njerëz n’alivainosje
Në frymën e fundit fashiteshin
Pastaj lëpinte njeriun si puthje
Fliste i gëzuar në gjuhën e tij
Kishte shpëtuar një,dy,tre jete
Kërkonte të tjerë papushuar
O Zot,a shikon,a ndjen?!..
Mes ditës e natës nuk dihet ku e ka fundin shpresa
Vajtimet ngjiteshin qiellit deri te yjet
Arkivolet vargohen varreve të larë në lotë
Dhimbja përvlon tmerrsisht secilin njeri
Flamujt në shtiza zi japin kushtrimin
Në çaste të vështira të gjithë jemi një
Kjo tokë nuk ka kufij
Në rend zemrash dhe gishtash bashkë…
Gjakovë,3 dhjetor,2019