Shkrova një libër autobiografik
e, që në faqen e parë të tij,
per ty, Nënë, vendosa-kushtim,
Se kisha aq shumë dhimbje e mall,
për ty, që në kujtesë më mbete,
ashtu si një siluetë e vetme.

Këtërvjeçar, isha fëmijë i vogël
e me lodra të thjeshta kohën kaloja,
kur një klithmë, nga kulla me frengji doli.
pashë nëna, veshur me të zeza rroba…
E, më dukej çudi, që me atë ngjyrë korbi,
lotët e vale, me kuje, i fshinin ato!?

Në mes lodrash të thjeshta orët i kalova
e shpejt mbrëmja e zezë ra mbi fshat.
Ndërsa, kur koha e gjumit erdhi,
ty, nënë, të kërkova në shtrat…
Por, ah, sa ftoftë që pata atë natë
e kurrë trupi nuk m’u ngroh;
ndoshta, e ndieja, se mbërdhije dhe ti,
thellë, atje poshtë, në dheun e z!?.

…Ditët rodhën, si ujë burimi
e britmat e asaj dite, në veshë,
përherë mua më kanë mbetë;
shoqërim i pandarë i një siluete,
deri në fundin e kësaj jete…
Ishte 31 gushti, 1944 viti !

Lexues, të lutem, më fal,
se kjo ishte poezia ime e parë!

 

(Shkruar, në Tiranë, më 17 maj 2011)

Tiranë, 30 gusht 2019