Unai Emery ka përdorur pjesëtarë të stafit të tij për të motivuar lojtarët e Arsenal përpara ndeshjeve kyçe.

Amesh Manek, i cili ka si detyrë kryesore të organizojë udhëtimet e ekipit të parë, bëri këtë ritual përpara disfatës shokuese ndaj Crystal Palace e cila ishte vetëm e para e tre humbjeve radhazi të Topçinjve.

Manek thuhet të ketë qëndruar në mes të një rrethi të formuar nga titullarët e ekipit duke bërtitur: “Ne jemi Arsenal” dhe “askush nuk vjen në shtëpinë tonë”.

Emery ka përdorur pjesëtarë të ndryshëm të stafit për këtë ritual të çuditshëm dhe kjo shërben për të bërë të gjithë në klub të ndihen të rëndësishëm.

Megjithatë, ky ritual që është këshilluar nga psikologët ka dështuar pasi tre herë që është bërë, skuadra ka humbur.