GJENERAL QË SJELL BASHKIMIN

 

Kushtuar Heroit të Kombit TAHIR SINANI

 

Nga poeti çam Namik SELMANI

 

Vjen një djalë-o nga Tropoja

E përcjell bar i livadhit

A dëgjon Kosovë me oda

Këta hapa gjenerali?

 

Po piskon një tungull lodre

Po kërkon një dritë lirie

Dil te pragu, o nanë Loke

Mirë se vjen o trim Malsie!

 

Po piskon kjo palcë e gurit

Po sterron fusha dhe mali

Skuqet sot pala e flamurit

Ku ka mbetë, Tahir Sinani??

 

Ndriçon ëndrra për bashkimin

Bash si gurë që gurgullon

Amanetin na zgjon trimin

Na skuq zemrën që xixon.

 

Gjeneral që na zgjon bririn.

Meritori i lavdisë

U përqaf Drini me Drinin

Zgjohet zë i shqiptarisë.

 

Gjeneral që sjell vllaznimin

Na rizgjon shkronjën e lashtë

Vit pas viti shqiptarizmi

Të nderon në lapidarë.

 

Zgjohen plagët që la koha

Thellë varrit ku s’ka tretje.

Për ty koha po rënkoka

Për ty besa flori mbetet.

 

T’u baftë jeta shtizë bajraku

Në Tropojë e Kumanovë

Sy më sy e krahë pas krahu

Je modeli që mungon.

 

3 prill 2018