PROF. DR. MIXHAIT REÇI – PRESIDENT I KOLEGJIT “ILIRIA” NË PRISHTINË, U NDERUA ME ÇMIMIN “JUSTINIANI I MADH”

 

Këto ditë në Muzeun Historik në Tiranë, Akademia Monarkiste Shqiptare organizoi veprimtarinë “Akademia e Çmimeve”, ku u ndanë çmimet “Mbretëresha Teuta”, “Justiniani i Madh”, Konstandini i Madh”, “Niket Dardani” e “Lekë Dukagjini” për personalitete të shkencës, monarkisë, diplomacisë, historisë, politikës, arsimit e kulturës si dhe për institucione të arsimit, etj.

Me Çmimin “Justiniani i Madh” u nderua dhe prof. dr. Mixhait REÇI, themeluesi e presidenti i Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë, me vendimin nr. 16, dt. 17 shkurt 2017, me këtë motivacionin: “Për kontributet e tij në themelimin e drejtimin e Kolegjit Mbretëror “Iliria” në Prishtinë dhe të arsimit universitar shqip në Maqedoni; për frymën e peshën akademike shqiptare e perëndimore në veprimtarinë e tij dhe të universitetit të tij”.

Ky Çmim iu dorëzua nga prof. dr. Shefqet HOXHA, Mësues i Popullit.

 

Nga Valdet ERMALI