Studiusi dhe kritiku i njohur, Behar Gjoka, ka nisur prej disa kohësh një rrugëtim të veçantë. Ka nisur gjurmimin e një të vërtete historike që lidhet me përkrenaren e Gjergj Kastriotit. Hulumtuesi që zhbiron detaje, ka marrë rrugën drejt Vjenës për tu ‘përballur’ me atë ç`ka do të jetë edhe lajtmotivi i tij i këtokohshëm. Por në kryeqendrën e Austrisë, profesor Gjoka është përballur me një vlerësim të akorduar konkretisht nga bashkia e Vjenës. Ky vlerësimi i atribuohet për studimin e tij në lidhje me Përkrenaren. Çertifikata e njehsuar me emërtimin Baketa e Gjeniut iu dha ditën e sotme në muzeun që ruan dhe mban përkrenaren dhe shpatën e Gjergj Kastriotit. Të dhënat në lidhje me këtë vlerësim që i bëhet Gjokës u bënë me dije nga shkrimtari i njohur Gjergj Kola, i cili jeton dhe vepron në Vjenë. Në një postim të tij thuhet:
“Në këtë fundjavë, Vjena kryeqyteti dashamirës i shqiptarëve, ishte edhe kryeqendra e disa aktivitete me natyrën e karakterin shqiptar. Mbi të gjitha spikati aktiviteti i organizuem në Muzeumin e artit historik ku ndodhen edhe symbolet e kombit shqiptar: Shpata dhe Përkrenarja e Gjergj Kastriotit- Skandërbeg, në Heldenplatz.
Ky aktivitet u organizue si bashkëpunim i Bashkisë së Vjenës, Medias Verlag dhe Familjes Jakova në përmendje të 550-vjetorit të Heroit kombëtar dhe 60-vjetorit të Operas së parë shqiptare të gjenië së muzikës: Prenkë Jakova.
Me këtë rast u nderue me çertifikatën ‘BAKETA E GJENIUT’ studiuesi shqiptar Behar Gjoka, pikërisht në sallën e Gjergj Kastrioti -Skanderbeg ku ndodhen edhe Shpata e Përkrenarja Heroit për studimin: PERKRENARJA E SKANDERBEGUT!
Në hollin e Muzeumit, studiuesi i ardhun nga Tirana foli mbi veprën e tij dhe frymën e re që ajo sjell në kulturën shqiptare.
Mbi te tana, theksoi z. Behar Gjoka, nji studim historik i qëndron kohës dhe historisë në bazë të provave historike që ajo afron dhe jo të fantazive ideologjike”.