Dialogu Kosovë-Serbi dhe mundësia e arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve vazhdon të jetë temë kryesore në mediat e Beogradit.
Gazeta serbe “Danas, e afërt me pushtetin në Serbi, shkruan se afati i fundit për arritjen e marrëveshjes për Kosovën është shtyrë deri në fund të vitit, për shkak se, sipas tyre, Shtetet e Bashkuara tani janë të preokupuara me Venezuelën, kurse Bashkimi Evropian me zgjedhjet për Parlamentin Evropian.
Duke u thirrur në burimet e saj diplomatike perëndimore, të cilët komentojnë fazën aktuale rreth çështjes së Kosovës, gazeta shkruan se “Shtetet e Bashkuara janë për një korrigjim minimal të kufijve dhe shkëmbim territoresh, që do të nënkuptonte se Serbia do të merrte Leposaviqin, respektivisht ultësirën e Kopaonikut, kurse Kosova do të merrte fshatrat në komunën e Preshevës, në perëndim të autostradës (Korridorit 10), dhe është e mundur që Kosovës t’i takojë edhe Tërnoci i Madh në Komuna e Bujanocit”.
“Burimet tona thonë se Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë idenë që i gjithë veriu i Kosovës t’i bashkëngjitet Serbisë, e kjo veçanërisht vlen për Mitrovicën e Veriut, dhe se formimi i Asociacionit të Komunave me Serbe është ende në pritje”, shkruan gazeta.
Sipas gazetës, formimi i Asociacionit është në pritje për shkak se Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo kushtetue vendimin për ta formimin e Asociacionit.
“Problem të madh ka krijuar ish-presidentit të Serbisë Tomislav Nikoliq, kur ka thënë se kjo [Asociacioni i Komunave Serbe] do të jetë një ‘Republika Srpska’ të e re, dhe në këtë mënyrë shkaktoi rezistencë për formimin Asociacionit te shqiptarët, por edhe në Perëndim “, theksojnë diplomatët, citon gazeta.